Divjakë/ Shiste kanabis të ndarë në doza, arrestohet 19-vjeçari! Në hetim pasagjeri, organizonte lojëra fati nga celulari

17 Shtator, 12:28| Përditesimi: 17 Shtator, 13:15

  • Share

Një 19-vjeçar është vendosur në pranga pasi shiste kanabis të ndarë në doza në Divjakë.

I riu me inicialet S.K., u kap në flagrancë ndërkohë që ishte duke drejtuar automjetin, informoi sot policia.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet pasagjeri 18-vjeçar, A.z., pasi gjatë këqyrjes së aparatit të tij celular, uniformat blu gjetën faqe për organizimin e lojërave të fatit. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 5 celularë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?