Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

10 Tetor, 14:12| Përditesimi: 10 Tetor, 15:11

  • Share

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga, një 33- vjeçar me inicialet R.H, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi u përfshi në një konflikt me sende të forta me 3 persona të tjerë.

Gjykata e Fierit i kishte caktuar 33- vjeçarit masën e sigurisë "Arrest në burg".

"Gjykata e Fierit ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë "Arrest në burg", pasi në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (aktualisht 2 të arrestuar, 1 në kërkim), më datë 13.08.2024, janë konfliktuar me sende të forta, për motive të dobëta, me 3 shtetas, në një lokal në Divjakë", njoftoi policia.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?