Divjakë-Dhjetëra vullnetarë nga qyteti i Tiranës dhe Durrësit të organizuar mbi baza vullnetare, kanë zgjedhur Parkun Kombëtar të Divjakës për të mbjellë rreth 300 fidanë të rinj pishash.
Të tërhequr nga natyra e bukur dhe të apasionuar pas saj, grupi i vullnetarëve të gjitha shpenzimet përfshi dhe fidanet e pishave i kanë sponsorizuar vetë.
Vullnetarët kanë kontaktuar me administratën e zonave të mbrojtura të parkut e cila i ka vënë në dispozicion specialistët e saj për të përcaktuar zonën e mbjelljes si dhe kqyrjen nga afër të kushteve teknike për mbjelljen e fidaneve.
“Iniciativa është individuale dhe uroj që këtë nismë ta marrin shembull të gjithë qytetarët. Një pemë e lartë prodhon oksigjen për katër persona. Duhet rë kujdesemi për natyrën dhe mos të presim pemët, mos ta ndotim, se aty varet cilësia e jetës sonë”, tha një vullnetar.
Në muajin e pyllëzimit në parkun kombëtar të Divjakës janë mbjellë fidanë kishe edhe nga nxënës shkollash, institucione e të tjera.
Komente
