Kronikë

Divjakë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, ndërron jetë elektriçisti 32- vjeçar

14 Prill, 16:25| Përditesimi: 14 Prill, 17:15

  • Share

Divjakë-Një elektriçist ka humbur jetën ditën e sotme, në fshatin Mërtish, në Bashkinë Divjakë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se elektriçisti Xhuljo Shtëmbari rreth 32- vjeç ka mbetur i vdekur teksa punonte për riparimin e linjës Mërtish - Gradishtë.

Mesa duket ka qenë një gabim në komunikim, pasi Shtëmbarit i është thënë se energjia elektrike është stakuar, ndërkohë që ka qenë ndezur dhe ky i fundit është ngjitur të kryejë punime dhe ka mbetur i vdekur në vend. 

Në këtë zonë ka qenë duke u punuar për ndërrimin e shtyllave ekektrike të tensionit të mesëm që janë të amorizuara, për ti zvendësuar me shtylla të reja.

'Divjakë/Informacion paraprak. Pasditen e sotme, në fshatin Mërtish, shtetasi Xhuljo Shtëmbari, 32 vjeç, me detyrë elektricist, gjatë riparimit të linjës së tensionit të mesëm, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën',  njoftoi sot policia.   

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?