Sociale

Divorcet në Korçë dyfishohen, avokatja: Drejt dyerve të gjykatës dhe 70-vjeçaret

15 Prill, 16:20| Përditesimi: 15 Prill, 16:32

  • Share

Divorcet po kthehen në fenomen shqetësues në qarkun e Korçës dhe shkaqet janë të shumta duke përfshirë gjendjen ekonomike. Në shumë rastet çiftet që i drejtohen gjykatës për zgjidhje martese, prej kohësh jetojnë të ndarë, madje prej tyre ka raste kur bashkëshortët kanë nisur marrëdhënie të tjera paralele. Më të shumtët janë emigrantët të cilët kthehen në atdhe për t’i dhënë fund martesave.

“Ne kemi çifte që kanë 2-3 vite të veçuar fizikisht, që kryejnë marrëdhënie të dyta dhe kur vijnë ketu thonë se kemi disa vite të ndarë. Emigrimi, pra largësia është problemi kryesor dhe fëmijët që nuk marrin pensionet”, tha Entela Dvorani, avokate.

Rastet e divorceve janë shtuar edhe tek 70-vjeçarët, të cilët përashtrojnë arsye nga më të cuditshmet si shkak për ndarje. Gjithashtu janë shtuar dhe rastet e dhunës që bashkëshortët kryejnë ndaj njëri tjetrit gjatë procesit gjyqësor.

“Po vijnë çifte në moshë të thyer për t’u divorcuar se nuk durojnë njëri-tejtrin. Pra çifte që nuk kanë mirëbesim tek njëri-tjetri”, shton ajo.

Sipas të dhënave nga gjykata e Korçës në vitin 2023 u regjistruan 402 kërkesa për zgjidhje martese ndërsa vitin e kaluar 750 kërkesa. Trendi mbetet ne rritje dhe ne tremujorin e pare te ketij viti.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?