Këngëtarja Jennifer Lopez, ka folur hapur për divorcin e saj me aktorin Ben Affleck, duke e përshkruar si një përvojë pozitive që e ka ndihmuar të rritet dhe të bëhet më e vetëdijshme.
E ftuar në një emision televiziv, Lopez u shpreh se ishte një përvojë e ndryshoi atë.
“Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë sepse më ndryshoi”, tha ajo.
Ajo gjithashtu shtoi se tani ndihet një person tjetër nga viti i kaluar dhe përmendi se xhirimet e filmit “Kiss of the Spider Ëoman” i kanë shërbyer shumë gjatë periudhave të vështira, sipas mediave të huaja.
“Çdo moment në shesh xhirim dhe çdo moment që luajta këtë rol, isha shumë e lumtur”, tha ajo.
Lopez dhe Affleck u takuan për herë të parë pothuajse 20 vjet më parë përpara se të rilidheshin në vitin 2021 dhe të martoheshin në Las Vegas në korrik 2022. Ata patën një ceremoni të dytë në pronën e Affleck në Georgia në gusht të atij viti. Por, në vitin 2024, Lopez paraqiti kërkesë për divorc për t'u ndarë nga aktori.
Komente
