Sport

‘Divorci’ me Barcelonën, Messi shpërthen në lot gjatë konferencës: Do të më pëlqente ta bëja në fushë lamtumirën

8 Gusht 2021, 13:02| Përditesimi: 8 Gusht 2021, 15:58

  • Share

Ylli i futbollit argjentinas, Lionel Mesi i cili disa ditë më parë, zyrtarizoi ‘divorcin’ me skuadrën e Barcelonës, ka zhvilluar mes lotësh konferencën për shtyp në ‘Camp Nou’. Në daljen para gazetarëve, futbollisti nuk ka mundur të fshehë emocionet e forta, teksa është shprehur se Barcelona mbetet shtëpia ku ai u rrit profesionalisht. Messi është shpreshur se do kishte dashur që lamtumirën nga Bracelona ta kishte dhënë në fiushën e ndeshjes.

“Unë gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë klub, për këtë fanellë. Nga dita e parë në të fundit dhe jam më se i kënaqur. Faleminderit njerëzve për dashurinë e tyre përgjithmonë. Do të më pëlqente të thoja lamtumirë në një mënyrë tjetër. Unë kurrë nuk e imagjinoja lamtumirën time, por nuk do ta kisha imagjinuar në atë mënyrë. Do të më pëlqente ta bëja në fushë, të kisha dëgjuar një ovacion të fundit.” u shpreh Mesi në konferencë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?