Sport

'Divorci me Conte-n i pashmangshëm, rrezikonte stabilitetin e klubit!' Presidenti i Interit: Do shesim, por do jemi konkurues (VIDEO)

6 Qershor 2021, 10:35| Përditesimi: 6 Qershor 2021, 11:45

  • Share

Presidenti i Interit Steven Zhang e ka konsideruar si të pashmangshëm divorcin me ish-trajnerin zikaltër Antonio Conte. Numri 1 i Interit thotë se pandemia ka sjellë një faturë të kripur dhe shpenzimet duhen ulur, pasi në të kundërt rrezikohet e ardhmja e klubit. Në një intervistë për ‘Gazzeta dello Sport’ Zhang është shprehur:

“Që nga momenti kur e morëm e dinim se Conte është një trajner fitues dhe për këtë arsye investuam edhe verën e kaluar, por tani situata është ndryshe. Çfarë është thelbësore për ne nuk ishte për Conte-n dhe anasjelltas. Më duhet të mendoj për stabilitetin e klubit.”

Përtej situatës së vështirë Zhang shprehet se duhet të mbajë ekipin konkurues. Ai thotë se në fund të merkatos duhet të ketë një plusvalencë të madhe në të ardhura, duke konfirmuar kështu se një lojtar i rëndësishëm mund të shitet.

Ndërkohë përsa i përket trajnerit të ri Simone Inzaghi Zhang shprehet:

"Për gjashtë vite me Lazion ai ka treguar se është një teknik me vlera dhe përvojë. Ai i ka cilësitë për të mbajtur ekipin tonë konkurues për sezonin e ardhshëm dhe i pëlqeu të ‘martohej’ me projektin tonë."

Deri më tani flitet se i sakrifikuar te Interi do jetë Hakimi, për të cilin klubi kërkon 80 milionë euro, ndërsa në lojë edhe Lautaro Martinez, me Atletico-n që duhet të bëjë gati 120 milionë euro për ta rrëmbyer.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?