TIRANE- Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë cakton datën 21 shkurt 2025 si datë për të shqyrtuar padinë e divorcit mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.
Seanca është caktuar të mbahet në orën 10:30.
Ilir Meta iu drejtua më 20 qershor 2024 gjykatës me një padi për zgjidhjen e martesës mbi 26 vjeçare nga e cila kishin dhe 3 fëmijë.
Kërkesa erdhi menjëherë pasi u mësua se SPAK kishte nisur hetim të thellë pasuror për të cilën në tetor Prokuroria e Posaçme firmosi dhe urdhër ekzekutimin e masës së sigurisë 'arrest me burg' ndaj presidentit të Partisë së Lirisë.
Meta, i cili ka mbajtur dhe postin e ish presidentit të vendit, ish kryetarit të Parlamentit ndodhet i arrestuar prej 21 tetorit 2024 dhe bashkë me Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Pse Meta firmosi divorcin?
Në dokumentin e publikuar nga Shqiptarja.com në qershor 2024, Meta deklaronte si shkak mosdakordësinë në lidhje me zhvillimet në aspektin politik dhe qëndrimet ndaj njëri-tjetrit kanë sjelle grindje herë pas here
Vitet e fundit kam konstatuar fillimisht mosdakordësi dhe kontradikta që kanë ardhur duke u shtuar fillimisht për shkak të qëndrimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme në lidhje me zhvillimet në aspektin politiko-përfaqësues dhe vendimmarrës, por që me kalimin e kohës ato u bënë prezente edhe në raportin tonë bashkëshortor, deri sa kohet e fundit këto mospërputhje qëndrimesh e mendimesh edhe ndaj njeri tjetrit kanë sjellë si pasojë grindje të herëpashershme duke tronditur thellë marrëdhënien tonë bashkëshortore"
Në dokument zbuloi se marrëdhënia e tyre ishte ndërprerë muaj më parë.
Ndërkohë SPAK ka sekuestruar vilën tek Kodra e Dielli ku ka jetuar çifti Meta, por pas divorcit jetonte vetëm Kryemadhi me fëmijët.
Paçavure dhe fundërrina.. mos i nxirrni më se janë turpi dheut
Përgjigju