Kronikë

Divorci Meta - Kryemadhi/ Shtyhet seanca e pajtimit, Monika nuk paraqitet! Meta në burg

21 Shkurt, 10:11| Përditesimi: 21 Shkurt, 11:52

  • Share

TIRANË-Është shtyrë ditën e sotme seanca e parë për të shqyrtuar padinë e divorcit mes deputetes së PL Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, pasi Kryemadhi mungoi pa arsye. 

Në këtë seancë ishte parashikuar nëse mes tyre do të kishte pajtim ose jo. Seanca e radhës u caktua më 11 prill pra 10:30. Edhe vetë Meta nuk ishte i pranishëm, por kishte lënë autorizim avokatin e tij, Genc Gjokutaj.

'Sot ishte seanca e pajtimit mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Meta është në kushtet e izolimit dhe nuk u paraqit, por më autorizoi mua si mbrojtësin e tij, por seanca e pajtimit kërkon prezencën e të dy palëve. Zonja Kryemadhi kishte dijeni, por nuk u paraqit dhe seanca është shtyrë për më 11 prill në orën 10: 30', tha Gjokutaj. 

Ilir Meta iu drejtua më 20 qershor 2024 gjykatës me një padi për zgjidhjen e martesës mbi 26 vjeçare nga e cila kishin dhe 3 fëmijë. 

Kërkesa erdhi menjëherë pasi u mësua se SPAK kishte nisur hetim të thellë pasuror për të cilën në tetor Prokuroria e Posaçme firmosi dhe urdhër ekzekutimin e masës së sigurisë 'arrest me burg' ndaj presidentit të Partisë së Lirisë. Meta, i cili ka mbajtur dhe postin e ish presidentit të vendit, ish kryetarit të Parlamentit ndodhet i arrestuar prej 21 tetorit 2024 dhe bashkë me Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. 

Pse Meta firmosi divorcin?

Në dokumentin e publikuar nga Shqiptarja.com në qershor 2024, Meta deklaronte si shkak u bënë mosdakordësinë në aspektin politik që kanë sjell edhe grindje të herë pas hershme.

 'Vitet e fundit kam konstatuar fillimisht mosdakordësi dhe kontradikta që kanë ardhur duke u shtuar fillimisht për shkak të qëndrimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme në lidhje me zhvillimet në aspektin politiko-përfaqësues dhe vendimmarrës, por që me kalimin e kohës ato u bënë prezente edhe në raportin tonë bashkëshortor, deri sa kohet e fundit këto mospërputhje qëndrimesh e mendimesh edhe ndaj njeri tjetrit kanë sjellë si pasojë grindje të herëpashershme duke tronditur thellë marrëdhënien tonë bashkëshortore".

Në dokument u zbulua se marrëdhënia e tyre ishte ndërprerë muaj më parë.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?