Aida Shtino

VIP & Spektakël

'Divorcin e mora vesh nga mediat…', Aida Shtino rrëfehet ndryshe, periudha e vështirë dhe partneri i ri në jetën e saj

25 Tetor 2022, 17:54| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 18:08

  • Share

Moderatorja e njohur Aida Shtino e ftuar në një emision televiziv foli për shumë tematika të cilat e kanë shoqëruar gjatë jetës. Një ndër gjërat që iu desh të kalonte me vështirësi është edhe divorci me babanë e fëmijës së saj.

Ajo tregoi se ishte një periudhë shumë e vështirë jo vetëm për të por gjithashtu dhe për djalin pasi asokohe ai ishte adoleshent.

E pyetur nëse kishte ndikuar puna në divorc, gazetarja tha se kjo ngjarje ka ndikuar te ajo nisur nga fakti që ka qenë person publik. Ajo shtoi se vendimin e Gjykatës e ka marrë vesh nga gazeta.

“Për mua ka ndikuar se isha një person publik dhe nuk dilja dot sepse gazetat shkruanin gjatë gjithë kohës. Vendimin e gjykatës për ndarjen e kam lexuar në gazetë. Ishte më shumë ajo “lufta” që bëhej mediatike. E kam përjetuar shumë vështirë jo për mua por për djalin se ishte adoleshent dhe ta kalonte qetë. Por falë dy prindërve që më kanë ndenjur afër, e kalova. Çdo gjë kalohet në jetë”, u shpreh gazetarja.

A ka dikë në jetën e saj?

“Unë jam qenie njerëzore dhe të të them se nuk ka, do të të gënjeja. Sigurisht që ka sepse njeriu nuk e shtyn dot jetën i vetëm. Unë jam e hapur”, u përgjigj ajo.

Gazetarja foli dhe për djalin që jeton në Austri. E pyetur se përse nuk e ekspozon publikisht, Aida tha se është një vendim i të birit. Teksa nënkuptoi se djali i saj është në një lidhje serioze, gazetari e pyeti se si është Aida si një vjehrrë.

“Jam një vjehrrë, nuk e di tani sepse jemi në fillimet. Po është e jashtme, të shikojmë njëherë. Unë besoj se do të jem e mirë. Në kuptimin se do të dal shumë dashuri dhe s’do të ndërhyj në jetën e tyre personale kur ata të vendosin.”, tha ajo.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?