Kronikë

Zyrtarisht të ndarë, Meta dhe Kryemadhi i japin fund martesës 27-vjeçare! Nga rrugëtimi politik te përplasjet për nepotizmin në PL

11 Prill, 11:20| Përditesimi: 11 Prill, 16:43

  • Share

TIRANË- Merr fund martesa 27-vjeçare mes kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhit. Në Gjykatën Civile të Tiranës u mbajt sot seanca e pajtimit, në të cilin Kryemadhi mungoi dhe u përfaqësua vetëm nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj Ndërkohë, Meta u shoqërua nga qelia në burgun 313 drejt Gjykatës Civile me forcat e Policisë së Burgjeve dhe mori pjesë në seancën që zgjati rreth 1 orë. 

Vetë Kryemadhi mungoi në seancën e pajtimit pa asnjë shkak ligjor dhe kështu Gjykata e Tiranës vendosi zyrtarisht zgjidhjen e martesës.

"Nisur nga interesi i medias, ju bëj me dije si më poshtë:  Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij. Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi : Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K", njoftoi Gjykata e Tiranës. 

Kërkesa për divorc u depozitua nga Ilir Meta më 20 qershor 2024, ndërsa prej kohësh nuk jetonin më bashkë. Kryemadhi dhe Meta u martuan më 29 tetor 1998 dhe janë prindër të tre fëmijëve. Të dy janë në hetim dhe ndaj tyre rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, në çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA, ndërsa ka nisur edhe hetim pasuror.

Meta dhe Kryemadhi kanë përfaqësuar një rast të rrallë në Shqipëri, atë të një çifti me një angazhim të lartë politik. Rrugëtimi i tyre, ka nisur që kur ata ishin në drejtimin e organizatës rinore socialiste FRESH, duke vijuar më pas në gjirin e familjes socialiste deri në vitin 2004, ku të dy, së bashku dhe më një grup tjetër socialistësh, u shkëputën, duke themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Një parti e drejtuar nga Meta, e ku zonja Kryemadhi mbajti funksione të larta në hierarkinë e kësaj force politike, duke marrë dhe frenat e saj në dorë, pasi verën e vitit 2017, Meta u zgjodh president i Republikës. Dy ditë pas përfundimit të mandatit si Kryetar Shteti, në korrik të 2022, Meta rimori drejtimin e LSI-së duke i ndërruar asaj edhe emrin, në Partia e Lirisë.

E pikërisht gjatë kësaj kohe nisi edhe krisja mes tyre. ‘Tronditja’ e marrëdhënies u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë, la jashtë tyre Kryemadhin. Ishte vetë Ilir Meta që në deklaratat e tij publike njoftoi se do t’i japë fund nepotizimit brenda partisë.

“Askush nuk ka të drejtë të bëjë viktimën. Ekzekutojmë fenomenin. Nuk mund të jetë më family biznes. Para statutit janë të barabartë të gjithë, edhe Ilir Meta. Nuk mund të ketë dy njerëz në një kryesi nga një familje. Kjo nuk do të thotë se u dashka të ikë Monika, mund të ikë Ilir Meta. Kjo zgjidhet me votim.’- tha Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL më 19 prill 2024.

Në mbledhjen e 27 prillit 2027, Konventa e PL konfirmoi Ilir Metën kryetar dhe largoi Monika Kryemadhin, duke i dhënë kështu fund përplasjes politike, ndërsa sot u zgjidh zyrtarisht edhe martesa.

"Normal që ndjej keqardhje pasi nuk mund të fshish 30 vite me një vendim e të përzënë për shkak se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo përfitime.  Për mua familja është e rëndësishme. Mendoj se ka ardhur koha që prioritetet e Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era. Në 30 vjet Monika ka qenë gladiatore në arenën e luftës, por ka ardhur koha që Monika nuk do të luftojë më e nuk do të bëjë më shfaqje por do të shikoj prioritet të tjera " tha Kryemadhi më 27 prill 2024 në Konventën e PL.

Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli që prej 21 tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi në masën detyrim paraqitjeje për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA.

Ora 16:34
'Ditë jo e mirë për mua', Kryemadhi reagon pas divorcit nga Meta: Do vazhdoj të kërkoj me përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijëve të mi

1744383563_1718965943eteet.jpg

Pas ndarjes zyrtare me Ilir Metën, Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë. Pavarësisht ndarjes, deputetja e PL thotë se do të vijojë të kërkojë me përkushtim votën për babain e fëmijëve të saj.

“Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj”, shkruan Kryemadhi.

Më tej ajo bën thirrje për t’iu bashkuar në sheshin Nënë Tereza, ku pritet të hapë fushatën koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

“Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19 :00.”, shton ajo.

Reagimi i plotë i Kryemadhit:

Të dashur miq!

Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë të mirë për mua dhe familjen time. Mediat vrapuan sot për të zyrtarizuar sot divorcin tim me Ilir Metën. Familjarë që nga mamaja, vëllai, kushërinjtë, miqtë dhe mikeshat e mia për të gjithë ju që më keni ndjekur në të gjitha sfidat e mia dhe iu jam mirënjohëse për gjithçka. ?

Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj .

Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19 :00.

 

May be an image of ‎one or more people and ‎text that says '‎HAPJA E FUSHATES SẼ EPD-ASHM Partia Demokratike ASHM Shaipëria Madhështore E PREMTE בב PRILL, ORA 19:00 SHESHI NẼNE TEREZA, TIRANE ME PJESEMARRJENE KRYETARIT PROF. DR. SALI BERISHA BERISHA DHE CHRIS LACIVITA 1‎'‎‎

Postimi i Kryemadhit në Facebook
Ora 11:52
FOTOT e rralla të celebrimit të çiftit Meta-Kryemadhi në Bashki! I kurorëzoi ish-kryebashkiaku i PD Albert Brojka, dëshmitar edhe Erion Braçe! Nga llokumet tek firma

1744365004_kryemadhidhemeta.png

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke ndarë llokumet e celebrimit, 29 tetor 1998

Më 29 tetor të këtij viti, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të festonin 27-vjetorin e martesës së tyre.

Por që nga dita e sotme ata janë zyrtarisht të ndarë, që nga momenti kur ndanë llokumet e celebrimit në fshehtësi dhe me pak dëshmitarë në Bashkinë e Tiranës.

Kurorëzimin e tyre e ka bërë ish-kryebashkiaku i PD-së, Albert Brojka, më 29 tetor 1008, kur Meta mbante postin e zv/kryeministrit në qeverinë “Majko” dhe njëkohësisht deputet. Kurse Monika Kryemadhi mbante postin e kryetares së FESH-it socialist.

Këto janë edhe fotot nga momenti kur ata i thanë “Po” njëri-tjetrit, duke sjellë në jetë edhe 3 fëmijë, si dhe momenti i firmosjes dhe ndarjes së llokumeve nga Kryemadhi.

Dëshmitarë të celebrimit kanë qenë ambasadori zviceran i asaj kohe, deputeti socialist Erion Braçe dhe ish-këshilltari i Ilir Metës, më pas ministri i Ekonomisë dhe deputet, Mustafa Muçi.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • TRANS -RAPID: 12/04/2025 08:58

    Kur janë në gjendje malokët për pasuri të bëjnë kësi gjana të poshtëra mund të merret me mend se çfar kanë ba dhe bëjnë me pushtetin dhe shtetin

    Përgjigju
  • A...Zh: 11/04/2025 15:40

    Ishin dhe mbeten te shpifur!

    Përgjigju
  • spak eu: 11/04/2025 13:41

    njerezit me te urryer te kombit , zoti e ndihmofte kombin tone nga keta hipokrite e hajdute te paskrupullt,

    Përgjigju
  • Populli: 11/04/2025 12:57

    Ky po qe eshte super lajm…U merzit nje komb i tere se u nda likja qe nuk la flori pa vjedh dhe ka miljarda ne Britani apo mendon Likja se meqe nuk e ka thirr SPAK nuk e din Shqipëtaret se cka bere.Prap djellit shofshin ata ndaj te martuar e ndac vec e vec…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?