SHBA-BE mbështetje Shqipërisë ndaj sulmeve kibernetike! Veliaj: Sulmi nga Irani i lig dhe politik, ndërpreu shërbimet

20 Shtator 2022, 11:30| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 15:56

  • Share

Në rrugën që ka ndërrmarrë drejt digjitalizimit të shërbimeve, qeveria nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas, pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme kibernetike nga Irani. Për kryebashkiakun Erion Veliaj, puna duhet përqëndruar në forcimin e sistemeve online, dhe në këtë proces vlen ndihma dhe përvoja e partnerëve.

“Patëm një bisedë shumë interesante në Uashington, me të cilët kemi një partneritet, dhe disa kryebashkiakë dhe unë kishin shqetësimet tona, që ky sulmi kibernetik nga Irani, jo vetëm që është i lig në kuptimin politik, por gjithashtu prish, ndërpret disa nga shërbimet tona. Që thonë qytetarët, meqë jemi tani të ekspozuar nga pikëpamja dixhitale, duhet të mbyllemi sa i takon transparencës, buxheteve të hapura, por mendoj që kjo nuk është zgjidhja, pasi gjithmonë ka një mënyrë për t’u përgatitur dhe për t’i lënë jashtë të gjitha këto sulmet e liga”, tha Veliaj.

Mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj forcimit të sigurisë kibernetike në Shqipëri, e shfaqi edhe një herë publikisht kryediplomatja Yuri Kim.

“Ne e dimë që rreziqet janë atje jashtë. Këto regjime autoritare përdorin teknologji për t’i shërbyer objektivave të tyre. Shtete të tjera sponsorizojnë sulme të tjera kibernetike. Jam krenare që kemi ndihmuar me masat e sigurisë kibernetike dhe popullit shqiptar. Në SHBA po punojnë me aleatët se si të mbrojmë nga keqdashësit e teknologjive të reja”, tha ambasadorja Kim.

Mbështetje kundër sulmeve kibernetike vendi do të marrë edhe nga BE, lajmi u dha nga ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Cristiane Hohmann teksa fliste për nismën “Qytetet SMART”.

“Një nismë pilote në tre bashki në Shqipëri, Durrës, Vlorë dhe Korçë dhe kjo ndodh në kontekstin e programit të qeverisë që quhet ‘Qytetet Smart’, që është ende në faza të hershme. Ka të bëjë më instalimin, me vendosjen e sensorëve që kanë të bëjnë me transportin, energjinë, mjedisin si edhe ndriçimin publik, si sensorë tek semaforët në automjetet e transportit, tek koshat e plehrave. Ky është një sistem mjaft kompleks dhe kërkon plotësimin e disa kushteve si infrastruktura. Ne do të bëjmë disa studime fizibiliteti.

Nuk duhet të harrojmë që çfarëdo ndryshimi duhet bërë duke pasur parasysh sa rreziqe kryesore. Studimet e BE kanë evidentuar 3 çështje: Së pari ne duhet të sigurohemi që kjo shtysë që kemi për qytete SMART duhet të përqendrohet jo vetëm tek teknologjia por tek qytetarët. Së dyti qytetet SMART duhet të projektohen në mënyrë efikase me mbrojtjen e të dhënave. Po ashtu ne duhet të bëjmë kujdes edhe përsa i përket parandalimit të sulmeve kibernetike. Së treti, edhe këtu në Shqipëri ne dëshirojmë të mbështesim këtë çështje, që BE-ja së bashku me shtetet anëtare i asiston autoritetet për hetimin dhe për përgjigjen që duhet tu japin sulmeve kibernetike”, tha ambasadorja Hohmann.

Deklaratat u bënë gjatë konferencës rajonale të dhomës Amerikane për “Qytetet Inteligjente”, me fokus përdorimin e inovaciont për zhvillimin e qyteteve, ku një projekt pilot aktualisht po zhvillohet edhe në Elbasan.

“Së pari kemi nismën e Qyteteve SMART dhe asnjanëse përsa i përket klimës. 100 qytete të tilla deri në vitin 2030, pra tre qytete të Ballkanit Perëndimor janë të përfshira, Elbasani, Podgorica dhe Sarajeva. Këto qytete veprojnë si eksperimentime si qendra novacioni për të frymëzuar të gjitha qytetet evropiane që të ndjekin këtë nismë deri në vitin 2050. BE po punon me këto qytete për të arritur shndërrimin urban. Do japim 360 milionë euro do të jepen për vitin 2022-2023 për këto 100 qytete për të filluar novacionin.

Do të përqendrohemi tek lëvizshmëria e pastër, efikasiteti energjisë si dhe planifikimi i gjelbër urban si dhe do të ofrojmë mundësi për nisma në formë të qyteteve të tjera. Vetë qytetet do të krijojnë ato që do ti quajnë kontratat e klimës për qytetin e tyre, dhe ato janë angazhime edhe politike. Nisma e dytë është Besëlidhja e Kryetarëve të Bashkisë që është linçuar në vitin 2008 dhe ka qenë Besëlidhja e Kryetarëve të Bashkisë për klimën për energjinë, një lëvizje vullnetare për zbatimin e politikave të BE-së. Janë mbi 11 mijë qeveri vendore nga 55 shtete anëtare kanë nënshkruar këtë marrëveshje. Në Shqipëri janë, Shkodra, Tirana, Korça Dropulli dhe Finiqi dhe Elbasani”, tha në konferencë Ambasadorja.

Ora 17:46
Konferenca e Dhomës Amerikane Tregtare, ambasada e BE-së: Mbështesim Ballkanin Perëndimor për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike

Lidhur me konferencën e mbajtur sot nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, Ambasada e BE-së ka shprehur haptazi mbështetjen  vendeve të Ballkanit Perëndimor përballe sulmeve kibernetike.

‘Kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike në infrastrukturën e qytetit inteligjent. BE po mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë partnerët e Ballkanit Perëndimor &për të zbuluar, përgjigjur dhe rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve kibernetike.’- shkroi ambasada e BE-së

Ora 12:10
Konferenca e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Tabaku: Nismë interesante! Sektori i teknologjisë nuk duhet të shihet si ‘lopë koncesionare’

1663668679_3071335126510836030476945863814812046419316n.jpgDeputetja demokrate, Jorida Tabaku e cilësoi si interesante nisëm e Dhomës Amerikane të Tregtisë sa i përket sulmeve kibernetike. Tabaku u shpreh se kjo nismë nuk duhet të shihet si ‘lopë koncesionare’ dhe as hambar për tu tenderuar. Tabaku shpreson që kjo lëvizje të rris investimet e huaja në fushën e teknologjisë.

‘Kënaqësi të isha pjesë e aktivitetit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Ambasada Amerikane në lidhje me Smart Cities (Qytetet Inteligjente).

 Një nismë tejet interesante për të rritur investimet e huaja amerikane në Shqipëri dhe për të modernizuar edhe më tej jetët dhe qytetet tona përmes teknologjisë.

Shqipëria duhet të përfitojë sa më shumë nga kompanitë e teknologjisë sidomos në fushën e informatikës, kibernetikës dhe jo vetëm. Nëse këto kompani janë me origjinë SHBA, një partner strategjik dhe jetik për ne, aq më pozitive është kjo qasje.

 Fatkeqësisht Shqipëria është shumë pas në fushën e teknologjisë dhe kibernetikës. Sulmet e fundit kanë dëshmuar se Shqipëria nuk po shfrytëzon potencialin e mrekullueshëm të talenteve që ka në fushën e zhvillimit të programeve kompjuterike, Inteligjencës Artificiale (AI), ëeb 3 e me radhë.

 Sot mbas 200 mln euro investime ne ketë fushë e shohim se strategjia e qeverisë ka dështuar dhe e ka rrezikuar sigurinë kombëtare. Ne duhet të kemi një vizion dhe strategji të qartë mbrojtëse dhe ky sektor nuk mund të shihet si një "lopë koncesionare" apo si një hambar për t'u tenderuar.

Kjo mund të jetë dhe është një mënyrë dhe për të tërhequr investimet e huaja e për ta përdorur si brain gain për mijëra të rinj të talentuar që sot fatkeqësisht largohen.

Ndaj le të jetë kjo nismë, një hap me rëndësi dhe jetike për të shtyrë përpara jo vetëm investimet e huaja nga kompani me emër në fushën e teknologjisë. Por mbi të gjitha për të shndërruar vendin në një hub të zhvillimit teknologjik.’- shkroi Jorida Tabaku/

Ora 10:30
Ambasadorja Kim: SHBA do ndihmojë Shqipërinë me masat e sigurisë kibernetike, keqdashësit u përpoqën të minojnë demokracinë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur në konferencën e Dhomës Amerikane të Tregtisë duke i thënë drejtuesve vendorë se i dinë nevojat e qytetarëve shqiptarë, sidomos në një kohë kur Shqipëria po përballet me sulme kibernetike. Kim tha se nuk mungon mbështetja nga SHBA dhe po punojnë me masat e sigurisë kibernetike në mënyrë që të largojnë keqdashësit që u përpoqën të minojnë demokracinë.  

“E dini më mirë se të gjithë ne se për çfarë kanë nevojë qytetarët për një jetë më të mirë e të sigurt. Gjithashtu i dini rreziqet me të cilët përballen çdo ditë si aksesi në shërbime. Drejtuesit vendor e dinë se çfarë prioritetesh ka për të pasur një jetë në të sigurt. Rishtas në Shqipëri, siç e kemi pasur muajt e fundit, mbrojtjen e disa keqdashësve që përpiqen që të minojnë besimin në demokraci, ku iu prishet qetësia qytetarëve.

SHBA janë këtu për të ndihmuar dhe na pëlqen të jemi këtu për të ndihmuar. Kjo konferencë është një nga mënyrat. Jam krenare që kemi ndihmuar me masat e sigurisë kibernetike dhe popullit shqiptar. Në SHBA po punojnë me aleatët se si të mbrojmë nga keqdashësit e teknologjive të reja.

Të gjithë kemi nevojë për partneritete mes qeverive dhe sektorëve privat. Ne e dimë që rreziqet janë atje jashtë. Këto regjime autoritare përdorin teknologji për t’i shërbyer objektivave të tyre. Shtete të tjera sponsorizojnë sulme të tjera kibernetike. Jemi të kënaqur që në këtë sallë kemi njerëzit e duhur, persona që kuptojnë rreziqet dhe mund të ofrojnë zgjidhje”, tha ambasadorja Kim.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bobi: 20/09/2022 11:59

    Erion partneret tane po na ndihmojne e do na ndihmojne sa here dhe flm shume por duhet te pergatisim trurin tone duke i shkolluar jashte si shtet me bursa dhe tu japim pagesa te larta.Sot kjo eshte lufta prandaj duhet te jemi te pergatitur vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?