Banorët e shtëpisë së BBV vazhdojnë që të jenë të diskutuar edhe pas daljes së tyre nga shtëpia e famshme.
Megjithëse brenda shtëpisë kanë pasur disa herë debate dhe raporte jo shumë të mira me njëri-tjetrin, këngëtari Sabioni dhe DJ Dagz, duket se kanë bërë paqe pas largimit nga spektakli, teksa janë shfaqur në miqësinë e njëri-tjetrit.
Ata kanë realizuar së bashku një video nga prapaskenat e spektaklit, ku shihet teksa i dhurojnë përqafime të zjarrta njëri-tjetrit.
‘Ja dhe vëllai i vogël ka ardhur këtu nga Kosova’, dëgjohet duke thënë Sabiani, pasuar nga DJ Dagz, i cili thotë: “Sabi, të dua shumë”.
Raportet e ftohura të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, vinin ngase dyshja Dagz dhe PM kishin pasur përplasje me balerinin Ilir Shaqiri, i cili është mik i mirë i Sabianit.