Spanjë - Michele Noschese 35 vjeç, DJ dhe producent i njohur në Itali, ka ndërruar jetë mesnatën e të premtes dhe të shtunës së kaluar në Ibiza, në kushte ende të paqarta.
I njohur si DJ Godzi, ishte në shtëpinë e tij, ku po zhvillohej një festë me miqtë e tij, kur për shkak të muzikës të lartë, fqinjët njoftuan policinë. Policia ka ndërhyrë në vendngjarje, dhe sipas disa dëshmive të personave që ishin prezentë, 35-vjeçari dyshohet të jetë goditur nga oficerët e policisë.
Babai i tij, një mjek, në një intervistë për Tg2, ka akuzuar autoritetet spanjolle. “E goditën me shkopinj. Autopsia u krye nxitimthi”, ka thënë ai.
Babai bëri të ditur gjithashtu se do të fillojë një betejë ligjore për të kërkuar drejtësi për djalin e tij.
Ndërkohë, një version i ri i ngjarjes i paraqitur nga Guardia Civil e Palma de Mallorcas, përshkruan se Noschese ka qenë nën ndikimin e drogës, dhe se ai ka kërcënuar me thikë një fqinj të moshuar.
Sipas autoriteteve, gjatë tentativës për ta mbajtur nën kontroll, ai ka filluar të shfaqë kontraksione.
Më pas janë bërë përpjekje për ta shpëtuar, por kanë qenë të pasuksesshme.
Aktualisht, autoritetet spanjolle po kryejnë një hetim për ngjarjen dhe rezultatet e autopsisë nuk janë bërë ende të ditura.
Michele Noschese jetonte në Ibiza për disa vjet, por gjithashtu performonte në shumë shtete të Evropës dhe SHBA, nga Londra në Paris dhe në qytete të tjera.
Para se të fokusohej plotësisht në muzikë, Michele kishte mbaruar studimet në ekonomi dhe kishte qenë i angazhuar në futbollin profesional.
Komente

Dhuna e ish dinastise Borbone ne spanje Kohet e tre shekujve te fundit qe nga presioni Napoleonit nga Korsika ka treguar qe nuk e Kane provuar akoma nje politike me tangenciale shtytese , besoj Italia do ti kunderpergjigjet, nese jo per 3-5 vite spanja kalon italine per GDP dhe behet G7 Spanja pra duhet Italia ti shikoje keto pune meqe kemi pak leverdi qe Italia te jete ne G7
Përgjigju