DJ Martin Garrix e shndërroi Parkun e Liqenit mbrëmjen e djeshme në Tiranë në një arenë spektakolare ngjyrash.
Të pranishmit panë spektaklin më të madh të fishekzjarreve, lazerave dhe efekteve speciale nën ritmet e muzikës së luajtur prej tij.
Kryeministri EdI Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga koncerti i Garrix në Pistën Olimpike të Vrapit tek Parku i Madh i Tiranës.
DJ i njohur Martin Garrix ka elektrizuar Tiranën, ndërsa ka vendosur vallen e Tropojës gjatë koncertit që u zhvillua mbrëmë në Parkun e Liqenit në Tiranë.
Të pranishmit shihen teksa brohorasin dhe kërcëjnë nën ritmet e valles shqiptare.
Një video është ndarë edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në rrjetet sociale.
“E ka kuptuar edhe Martin Garrix që nuk ka festë në Shqipëri pa valle”, shkruan Veliaj.