Sarah Berisha dhe DJ PM

DJ PM feston ditëlindjen, urimi i veçantë nga Sarah Berisha: Faleminderit që je pjesë e jetës sime

19 Qershor 2022, 17:27| Përditesimi: 19 Qershor 2022, 17:32

  • Share

Sarah Berisha dhe DJ PM prej disa muajsh po shijojnë historinë e tyre të dashurisë. Por Pajtim Krasniqi, i njohur si DJ PM ka ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte urimi nga partnerja e tij.

Të dy po festojnë larg të gjithëve, në një vend bregdetar. Blogerja ka ndarë një video pranë tij duke shkruar: “Faleminderit që je pjesë e jetës sime. Gëzuar ditëlindjen.”

Kujtojmë se PM dhe Sarah nisën lidhjen e tyre në muajin nëntor kur ishin pjesë e ‘Big Brother VIP”. Pas përufndimit të formatit ata kanë vijuar romancën në distancë ndonëse takohen shpesh e madje kanë bërë edhe disa udhëtime bashkë, por rrallë herë publikojnë foto në rrjete sociale.

Në intervista të ndryshme kanë thënë se po njihen akoma më mirë dhe duan të shijojnë çdo gjë në privatësi.

Postimi në Instagram

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?