Pajtim Krasniqi ose siç njihet ndryshe DJ PM u largua të premten nga shtëpia e Big Brother, ndërsa brenda mbeti vetëm Sarah, me të cilën kishte nisur një romancë dashurie.
Në një bisedë me banorët e shtëpisë, Sarah tregoi se i kishte lënë një letër DJ PM sipër valixheve në të cilën i kishte shkruar se do i mungojnë puthjet e tij.
“PM të kam zemër. Do të më mungojnë puthjet e tua me pështymë, se i thosha unë atij të mos më puth me pështymë. Faleminderit për çdo gjë që më dhurove këtu brenda”, tha Berisha.
Komento