DJ Sardi

Kronikë

DJ Sardi performon 'live' muzikën më 'in' të momentit nga tarraca e Bashkisë...Veliaj: U trashe në shtëpi? Ta besoj, por duhet!

5 Prill 2020, 19:51| Përditesimi: 6 Prill 2020, 08:49

  • Share

TIRANË- Në një kohë që të gjithë qytetarët e Tiranës janë të mbyllur në banesat e tyre si rezultat I COVID 19, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një nismë tepër të veçantë.

Përmes një transmetimi livestream nga tarraca e Bashkisë, DJ i njohur Sardi  ka performuar muzikën më të bukur të momentit në mënyrë që të sjellë pak argëtim në shtëpinë e gjithsecilit prej qytetarëve për të kaluar sadopak situatën e krijuar nga COVID-19. 

"U trashe në shtëpi? Ta besoj, por duhet!

Ama, ja një mundësi për të kaluar kohën duke dëgjuar DJ Sardi  nga tarraca e gjelbër e Bashkia Tiranë.

P.S Ky livestream organizohet në mënyrë që të sjellë pak argëtim në shtëpinë e gjithsecilit prej jush , për të kaluar sadopak situatën e krijuar nga COVID-19. TIRANA100”, shkruan Veliaj.

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?