Noizy dhe Stresi

'Djalë i besës', Stresi flet nga arratia për raportin me Noizyn

29 Gusht, 22:38| Përditesimi: 29 Gusht, 22:42

  • Share

Stresi vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale edhe pse prej ditësh policia e Kosovës e kërkon pas sherrit brutal me Medi Isenin.

Ai së fundmi u ka dhënë mundësi të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Njëra nga pyetjet që kishte të bënte me raportin e tij me artistin Noizy, pasi ky i fundit u lirua nga qelia kundrejt garancisë 50 mijë euo. 

Aludohet në media se që me daljen e Noizyt është ftohur marrëdhënia e juaj, a është e vërtetë?”, ka qenë pyetja.

Po jau them për herë të fundit…Ky fjali ka dalë më burrë se shumë që më dolën mua, dhe asgjë nuk ka mes nesh përveç se respektit e vëllazërisë takohemi rrallë e përmallë, ia kalojmë aq bukur sa nuk ia keni idenë. Djalë i besës i fjalës dhe mbi të gjitha mundohet veç me të bërë mirë, kjo është e gjitha”, iu përgjigj Stresi. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?