Aqif Rakipi u shpall 'Non Grata' nga SHBA, i biri Ornaldo Rakipi në Kuvend: Do apelojmë vendimin! 1 fjalë për Lulzim Bashën, ndryshe nga babai im, ti nuk je burrë

14 Prill 2022, 17:33| Përditesimi: 14 Prill 2022, 18:34

  • Share

TIRANË- Pas shpalljes 'Non Grata' të babait të tij, Aqif Rakipi, i biri Ornaldo Rakipi ka zgjedhur foltoren e Kuvendit për të treguar se do të apelojnë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai thotë se ky vendim është i padrejtë dhe se babai i tij po bën gjithçka për të vendosur në vend drejtësinë.

Akuzat nuk i ka kursyer as për Lulzim Bashën, të cilin duket se e akuzon se ka hedhur baltë mbi figurën e babanë e tij, pikërisht se nuk ka mundur do të bëjë atë që Rakipi ka bërë, të fitojë besimin e qytetarëve. Orlando Rakipi e quan Bashës, jo burrë, njeri fals dhe materialist, që ka dështuar në politikë.

Ai i bëri ftesë mediat dhe çdo njeriu që të hetojë dhe hulumtojë mbi aktivitetin e tij të përditshëm, që nga dita e parë e angazhimit politik e deri më tani.

"Unë jam votuar dhe kam marrë besimin e mijëra qytetarëve të qarkut të Tiranës, për t’i përfaqësuar dhe për të qënë zëri i shqetësimeve dhe halleve të tyre.
Nuk ka detyrim më të madh për mua se sa ky. Dhe kam ndërmend që me gjithë fuqinë time, ta justifikoj këtë besim kaq bujar. Po sot, jo për zgjedhjen time, më duhet të them dy fjalë për babain tim. Dua të sqaroj fillimisht qytetarët, votuesit e mi, se sa i takon aktit të Departamentit të Thesarit, im atë po ndërmerr çdo hap institucional dhe ligjor, për të çuar në vend këtë padrejtësi. Ne sigurisht e vlerësojmë administratën amerikane, dhe vendimi i tyre e ka dhënë vetë mundësinë e apelimit. Procedurë që tashmë është në rrugë e sipër.

Aqif Rakipi është përmendur dhe përgojuar shpesh kohët e fundit, sidomos nga Lulzim Basha dhe ndonjë njeri i afërt me të. Eshtë demonizuar pa të drejtë dhe është hedhur shumë baltë mbi të. Kam një fjalë për Lulzim Bashën. Mos mallko suksesin e tjetrit, por mëso se në thelb politika është marrdhënia me njerëzit. Dhe pikërisht kjo është arsyeja e dështimit tënd serial, është kjo arsyeja pse ti, edhe pse të janë dhënë shanset më të mëdha që i janë dhënë dikujt në këto 30 vite, nuk arrite të fitosh zemrat dhe besimin e njerëzve.

Sepse në thelb je fallso, dhe sheh vetëm interesin tënd egoist e material. Suksesi vjen kur i konsideron njerëzit, i takon, i sheh në sy, u qan hallet, dhe përpiqesh për ta. Kur u gjendesh atyre në ditë të vështira. Kur gjejnë tek t’i mbështetje kur kanë një problem, kur përplasen në dyert e spitaleve, kur përplasen me arrogancën e institucioneve, kur nuk i dëgjon kush. Babai im bëhet copash për të ndihmuar çdo njeri në nevojë. Ndryshe, po shumë ndryshe nga ti, babai im ka një cilësi që shqiptarët e duan, që quhet burrni. Është kjo arsyeja pse ai është votuar. Është kjo arsyeja pse unë kam marrë mbështetje. Kjo është vlerë dhe në këtë pikë do të mundohem me gjithë forcën time të ndjek këtë rrugë. Me njerëzit për njerëzit.

Sa për akuzat, unë ju ftoj ju, median dhe çdo njeri që është sot i shqetësuar, të hetojë, të hulumtojë çdo ditë të aktivitetit tim, që prej momentit të parë të angazhimit, deri sot dhe në vijim. Por qytetarët, njerëzit i dinë mirë këto. Dhe nuk do të humb më asnjë sekondë me politikën e keqe të gojëve të liga. Jam këtu për të shërbyer e për të justifikuar besimin që më është dhënë nga rreth 16 mijë qytetarë. Këtë do të bëj çdo ditë të angazhimit tim në politikë", tha Rakipi. 

Ish-deputeti i Elbasanit, Aqif Rakipi u shpall 'Non Grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 11 prill 2022. Aqif Rakipi akuzohet nga SHBA si person që kërcënon stabilitetin e Shqipërisë përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese të vendit. Lidhur me këtë vendim të DASH, ka pasur edhe akuza nga opozitatë cilët duke harruan 'Non Gratën' në radhët e tyre, thanë u sanksionua vjedhja e zgjedhjeve, teksa vetë Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën se me shpalljen 'Non Grata' të Rakipit, humbi aleatin kryesor me të cilin erdhi në pushtet. Nga ana e Partisë Socialiste deri më tani nuk ka asnjë reagim publik, teksa nga sa është mësuar me burime se të martën do të mblidhet grupi parlamentar socialist për të vendosur mbi fatin e mandatit të Ornaldo Rakipit.

Po cilat kanë qenë akuzat që Lulzim Basha ka artikuluar në drejtim të Aqif Rakipit?
Jo më larg se nga fushata për kreun e PD-së në qershor 2021, në një takim që pati  me demokratët në Kavajë, Lulzim Basha e quajti Aqif Rakipin një kriminel dhe analfabet. "Ata e kuptuan se beteja nuk bëhej për karrigen time dhe karriget tuaja, ata e besuan dhe e besojnë se përballë një pakice harbutësh të korruptuar të cilët kishin dhe kanë për qëllim ta mbajnë vendin peng për xhepat e tyre kishte vetëm një alternativë: familja jonë politike. E vetmja familje vlerash. Ata me kriminelë e analfabete si Aqif Rakipi me shokë e ne me njerëz të vlerave, kulturës, intelektualë. Ata me dhunë, shantazh, terror shtetëror banditësh me një polici në rastin më të mirë në gjunjë  para krimit dhe në shumicën e rasteve shoqëruese e mbrojtëse e krimit, ne me program, me ide, me vizion, me zgjidhje për hallet e panumërta të shqiptarëve të cilat për katër vjet i prekëm derë më derë e shtëpi më shtëpi", ka thënë më herët Basha.

Ndërkohë, në maj të 2021, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Basha tha se Aqif Rakipi, ish-deputet i PDIU e ka kërkuar për dy vjet rresht të takohet me të, por se ai ka refuzuar pasi nuk bie në ujdi me bandat.  “Ne mund të kishim bërë diçka, të pranonim të bënim akord me bandat. Por sigurisht për këtë mbaj përgjegjësi personale. Më ka ndenjur Aqif Rakipi për dy vite që priste të takohej me mua dhe nuk pranova. Dhe sërish po të kthehesha këtë do të bëja” tha Basha.

B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?