Bota

Djali i Donald Trump gjuan rosat në një zonë të mbrojtur në Venecia, çështja shkon në parlamentin italian (VIDEO)

3 Shkurt, 21:06| Përditesimi: 3 Shkurt, 21:35

  • Share

Një video që tregon djalin e Donald Trump duke qëlluar ndaj rosave në Venecia, në një zonë të mbrojtur, ka shkaktuar reagime të shumta. Rasti ka mbërritur edhe në Këshillin Rajonal të Venetos me një interpelancë nga Europa Verde dhe në Parlamentin Italian me një kërkesë nga Avs ( Të Gjelbrit dhe Aleanca e Majtë) për ndërhyrjen e ministrit Gilberto Pichetto Fratin.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Donald Trump Junior ishte në Venecia me partneren e tij të re për pushime. Së bashku me një grup miqsh, ai mori pjesë në një ekspeditë gjuetie në lagunë.

Në një faqe amerikane të specializuar, “The Global Hunt for Adventure”, është publikuar ditët e fundit një video ku Trump Junior shfaqet i rrethuar nga thellëza dhe rosa, duke dhënë edhe një intervistë.

Zona e mbrojtur dhe shkelja e rregullave

Sipas këshilltarit rajonal Andrea Zanoni nga Europa Verde: “Skenat e ndryshme të gjuetisë në lagunën e Venecias, të xhiruara me shumë gjasë kohët e fundit në Valle Pirimpie’ në Campagna Lupia, ndodhen në një zonë të mbrojtur sipas rregulloreve evropiane dhe janë pjesë e rrjetit Natura 2000 të BE-së, si Zonë e Veçantë e Konservimit e quajtur laguna e mesme e poshtme e Venecias.”

Videoja tregon disa persona, mes të cilëve, sipas një mbishkrimi të posaçëm, shfaqet edhe Donald Trump Junior. “Në një pjesë të videos, Trump duket duke përshkruar rosat e vrara, ndër të cilat dallon qartë një Casarca, një lloj rose shumë e rrallë në gjithë Evropën, me ngjyrë pothuajse tërësisht portokalli të oksiduar,” thotë Zanoni, duke kujtuar se gjuetia është e ndaluar për personat që nuk janë rezidentë në Itali.

Çështja shkon në Parlament

Rasti do të trajtohet edhe në Parlamentin italian.

Deputetja e Avs, Luana Zanella, deklaron: “Po paraqesim një interpelancë drejtuar ministrit të Mjedisit, Pichetto Fratin, për të sqaruar se çfarë ka ndodhur, duke pasur parasysh se vrasja e specieve të mbrojtura është një krim. Gjithashtu, kërkojmë të konfirmohet nëse mes pjesëmarrësve ka qenë vërtet Donald Trump Junior, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara.”

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Delinquenti: 03/02/2025 21:40

    Ne Itali dy gjuetare jane ne arrest shpie sepse jane kapur duke vrare nje derr te eger pa leje neper pyll jo me ne rezervatet e mbrojtura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?