Momenti kur djaloshi del nga spitali

Bota

Djali i fotografisë, ikonë e dashurisë vëlla e motër, ‘fitoi’ betejën me kancerin dhe mbushi me shpresë zemrat e të gjithëve

6 Tetor 2021, 09:55| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 09:57

  • Share

SHBA- Pas një beteje të gjatë dhe të “egër” me kancerin, djali i vogël i njohur për të gjithë për fotografin prekëse me të motrën, tashmë është shëruar.

Ishte viti 2019, kur një fotografi bardhezi u bë ikona e dashurisë mes vëllait dhe motrës! Djali i vogël dhe i dobët, Beckett, teksa vuante pasojat e rënda të kimioterapisë, kishte në krah gjithnjë motrën e tij të madhe që i shtrëngonte dorën dhe i jepte forcë. Fotografinë e ka publikuar nënë e dy fëmijëve, e cila ishte ajo që na dha edhe lajmin e mirë se djaloshi i vogël është shëruar më në fund nga leucemi limfoblastike akute nga e cila vuante prej moshës 2-vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një videoje nga spitali, ku mjekë dhe infermierë i këndojnë për ta përcjell me buzëqeshje dhe dashuri nga spitali nga ku kishte qëndruar gjatë.

Videoja e “shpëtimit” nga sëmundja e rëndë ka prekur zemrat e të gjithëve dhe i ka mbushur me shpresë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?