Kryeministri Edi Rama dhe Aleks Soros

Politikë

Djali i George Soros publikon foto me Ramën: Vëllezërit në Elysee! Një darkë speciale në Forumin e Paqes

13 Nëntor 2021, 14:40| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 15:30

  • Share

FRANCË- Djali i George Soros, Alexander ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama, ku shfaqen së bashku në Pallatin Elysee. Ai e ka konsideruar Ramën, vëllanë e tij, teksa njofton se ky takim është në kuadër të Forumit të Paqes që mbahen në Francë nga data 11-13 nëntor. 

"Vëllezërit në Elysee. Një darkë speciale në Forumin e Paqes", shkruan Soros.

Ky është edicioni i katërt i Forumit të Paqes në Paris, ku fokusi vendoset mbi sfidat globale të qeverisjes globale pas pandemisë COVID-19 dhe rëndësinë e rimëkëmbjes ekonomike. Një tjetër diskutim pritet të jetë mbi mbrojtjen e klimës, si edhe barazinë gjinore. I pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ku sot u mbajt ceremonia e hapjes.

Në këtë forum janë të pranishëm qindra pjesëmarrës nga politika, aktorë të shoqërisë civile, gazetarë, përfaqësues të OJQ-ve, ekspertë etj.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?