Djali i Hueyda El Saied bën sot 7 vjeç, Thierry i bën urimin emocionues: Unë dhe mami jemi krenar për ty

11 Janar 2022, 10:33| Përditesimi: 11 Janar 2022, 10:36

  • Share

Djali i artistes së ndjerë, Hueyda El Saied, feston sot ditëlindjen e tij të 7, ndërsa i ati i tij, Thierry i ka bërë urimin më të ëmbël.

Bashkëshorti El Saied, ka vendosur që të mbajë të hapur profilin e saj në “Instagram”, ku poston shpesh foto të show girl-it, e sigurisht nuk mund të mungonte edhe një postim për ditëlindjen e të voglit të tyre.

“Gëzuar ditëlindjen Gabriel. 7 vjeç sot. Mami dhe unë jemi shumë krenar për ty. Të duam shumë djali im. Të fortë së bashku. Babi jot”, ka shkruar ai në postim.

Hueyda El Saied u nda nga jeta më 23 nëntor në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?