Denion Meidani djali i ish presidentit Rexhep Meidani është kandidati për ambasador në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Komisioni i Politikën e Jashtme miratoi kandidaturën e tij drejt Presidentit të Republikës.
Vetë Mediani në prezantim garantoi angazhim të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve, vëmendjen për ligjin e gjuhës shqipe, marrëveshjes se Ohrit si dhe nxitjen e investimeve të drejtpërdrejta.
Energji të reja për të çuar përpara proceset integruese të Shqipërisë krah partnerit e aleatit në këtë rrugëtim, Maqedonisë së Veriut tha Denion Mediani në prezantim të platformës së tij. Më herët ka mbajtur pozicione publike si ai Drejtorit të Qendrës së Koodinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe këshilltar i Ministrit të punëve të Jashtme.