Kostandin Xhuvani, djali i ish-deputetes së PS njëherësh aktores së njohur Luiza Xhuvani që është dënuar me 35 vite burg për masakrën e katëfishtë të ndodhur në shkurt të 2014 në Tiranë, do të përballet me akuza të tjera në gjykatë. Këtë herë Xhuvanit do t'i duhet të udhëtojë në drejtim të Gjirokastrës ku pritet t'i nënshtrohet një procesi penale për akuzën e “armëmbajtjes pa lejë”. Kjo pasi prokuroria e Gjirokastrës gjatë një hetimi 5 vjeçar, ka arritur të zbulojë se një pistoletë e përdorur nga Xhuvani në një konflikt mes disa të rinj në Gjirokastër i përkiste pikërisht djalit të ish-deputetes, armë me të cilin ai vrau 4 persona Edison Jahon, Enea Xhajn, Arbër Demirajn dhe shtetasin italian Gianpaolo Azzola.
Çështja në ngarkim të Xhuvanit është dërguar që prej ditës së premte në gjykatën e Gjirokastrës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, ndërkohë i pandehur për këtë çështje është marë dhe një nga infermierët e spitalit Psikiatrik në Elbasan, Kujtim Budani, i cili rezulton të ketë kryer veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”. Në fakt ishte vrasja e katërfishtë për të cilën Xhuvani është dënuar me 35 vjet burg riktheu në skenë historinë e kanosjes në Gjirokastër në prill 2014. Kjo dosje penale është hapur dhe mbyllur disa herë nga prokuroria, por këtë herë pas disa verifikimeve të imtësishme, prokuroria ka arritur të zbulojë të gjithë kronologjinë e këtij krimi të ndodhur në Gjirokastër. Kryerja e eskpertizës balistike të armës që përdori Xhuvani në masakrën e katërfishtë në Tiranë me tre gëzhojat e sekuestruara në ngjarjen e Gjirokastrës rezultoi se ishte e njëjtë me armën që u përdor në ngjarjen e 25 prillit të po atij viti në Gjirokastër.
“Sipas këtij akti ekspertimi, rezulton se tre gëzhojat e fiksuara në lidhje me ngjarjen e datës 25.04.2014, në lokal “Lei–Lui”, në Gjirokastër, janë qitur nga pistoleta model 54, kalibër 7.62 mm me nr.14053073” - thuhet në vendimin e rihapjes së hetimeve. Nga hetimet e rihapura rezulton se prokuroria ka zbuluar falsifikim në librin e konsultave në Spitalin Psikiatrik, çka ka çuar në ngritjen e akuzës ndaj infermierit Budani.
Vendimi i Gjykatës së Gjirokastrës për çeljen e gjyqit ndaj Xhuvanit
Ngjarja në prill e Identifikimi përmes fotos
Në datën 25 prill 2014, rreth orës 19:30, është njoftuar Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gjirokastër se pranë lokal “Lithiumit” në lagjen 18 Shtatori ka ndodhur një konflikt me armë ku një person ka qëlluar me pistoletë. Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes ku është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes si dhe shoqërimi për në Komisariat i disa personave të pranishëm. Nga kqyrja rezultoi se vendi i ngjarjes ndodhej në rrugën përreth stadiumit të qytetit dhe kokretisht përballë portës së Stadiumit dhe dyqaneve “Lei – Lui”, butik rrobash. Në këtë segment përballë dyqanit janë të parkuara përbri njëra tjetrës automjete të llojeve të ndryshme si "Fiat", "Benz" me ngjyrë ulliri si dhe automjete të tjera. Gjatë kqyrjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre gëzhoja metalike si ato të armëve të zjarrit si dhe automjeti tip "Benz", xhami i pasëm i të cilit është dëmtuar totalisht. Është bërë kontrolli i automjetit, ku gjatë kontrollit të këtij automjeti në brendësi të tij, poshtë mbajtëses së dorës, në mes të dy sedileve të para të mjetit u gjet një pjesë metalike si ajo e predhave të armëve luftarake e cila ishte në gjendje të dëmtuar. Për nevoja të hetimeve, policia gjyqësore sekuestroi tre gëzhojat metalike si dhe automjetin ku u gjet predha e armës. Ndërkohë nga paraqitja për njohje me anë të fotografive, rezultoi se një nga personat që ka qënë në vendgjarje identifikoi si person i cili qëlloi me pistoletë,Kostandin Xhuvanin nga Tirana.
Alibia e Xhuvanit se ishte në psikiatri
Por në atë kohë nga avokati mbrojtës të Xhuvanit, është paraqitur një memorie sipas së cilës i dyshuari nuk ishte autor i kësaj ngjarjeje dhe se ai ditën e ngjarjes kishte qenë në Spitalin Psikiatrik në Elbasan. Dhe për nevoja të verifikimit të kësaj alibie, nga policia gjyqësore u këqyr dhe u mor një kopje e librit të konsultave në këtë spital, nga ku rezultoi se në një nga fletët e këtij libri ishte shënuar emri i Kostandin Xhuvanit në datën 25 prill 2014, ora 17:00. I pyetur si person ndaj të cilit zhvilloheshin hetime Kostandin Xhuvani, deklaroi se ditën e ngjarjes ai ka qenë në qytetin e Elbasanit dhe më pas ai ka shkuar në spital, pas konsumimit të një sasie alkooli. Ai mohoi të kishte qenë në qytetin e Gjirokastrës dhe për më tepër të ishte autori i veprave për të cilat hetohej.
Ekspertiza balistike tradhtoi Xhuvanin
Por kryerja e eskpertizës balistike të armës që përdori Xhuvani në masakrën e katërfishtë në Tiranë me tre gëzhojat e sekuestruara në ngjarjen e Gjirokastrës rezultoi se ishte e njëjtë me armën që u përdor në ngjarjen e 25 prillit të po atij viti në Gjirokastër. “Sipas këtij akti ekspertimi, rezulton se tre gëzhojat e fiksuara në lidhje me ngjarjen e datës 25.04.2014, në lokal “Lei–Lui”, në Gjirokastër, janë qitur nga pistoleta model 54, kalibër 7.62 mm me nr.14053073”- thuhet në vendimin e rihapjes së hetimeve. Nga hetimet e rihapura rezulton se prokuroria ka zbuluar falsifikim në librin e konsultave në Spitalin Psikiatrik, çka ka çuar në ngritjen e akuzës ndaj infermierit Budani.
Fajin e vertete nuk e ka vetem ky kriminel. E ka kjo Luiza, Gjergj Xhuvani dhe gjithe banda e policise se Sajmir Tahirit. Nese do ishte kapur dhe denuar atehere edhe vrasja e 4 fishte do ishte shmangur. Luiza sjell perpara parlamentit nje vrases dhe pa piken e turpit del ne podiumin e kryeministrise duke mos kerkuar as falje per viktimat. Shoqeria " e famshme " civile nuk e ngriti zerin kunder kesaj maskarade, u sulen si qente e fondeve te vjedhura duke i dale ne mbrojtje artisteve te leshit. A thua se filmi i jetes se tyre nuk ishte makaber dhe gaji i tyre. Kush nderhyri ne polici, gjyqesor, ne spitain psikiatrik te Elbasanit qe ky vrases te ishte i lire? Ngrini zerin o njerez, hiqinj maskat dhe tregojeni me gisht kriminelet.
PërgjigjuOre keta te PS paska qene me plehra se te PD.Nuk ka nje femije te tyre qe nuk ka bere nje krim duke filluar nga krye...ri i kuvendit Ruci e deri tek artiste deputete e tej.Dhe me e keqja eshte se kur i bejne krimet fshihen nga baballaret kriminele dhe gjytaret e tyre dhe nuk dalin ne skene qe te harrohen ngjarjet!
PërgjigjuJo hic fare Argita me Shkëlzenin.. Thuaj që ata të PD zhdukin provat se i dërgojnë për gjah me zagar, e me dashnore, dhe ca i hedhin në greminë, e ca të tjerë vdesin kur ikin për gjah.
nga femijet e pd asnje nuk ka probleme me ligjin kurse femijet e ps jane te akuzuar per vepra penale kunder personit vrasje vrasje ne tentative dhe plagosje te rende. ruci cuni dades cuni ndokes xhuvani ka dhe shume te tjere partia socialiste eshte organizate terroriste njesoj sic erdhi ne pushtet me vrasje ne 1944 nje popull qe harron historin eshte i destinuar ta perserisi
dhe keta artistat si dhe deputet .plera femije rritine dhe i bejne morale popullite
PërgjigjuSi shum me duket qe ka qendru ne burg ky, tashi esht koha te Dali per sjellje te mire qe ka ber ne Albanistan , gjygjtar e prokuror leshi .
Përgjigjuajo pd'ja i rregulloi punet. se kur jane ne pushtetbam nuk ka krim
kur e denoncoj pd thane genjen bile erdhi dhe mbas dy ditesh perpara kuvedit dhe per avionin e riformatos jane mushkonja hapni syte o popull