VIP & Spektakël

Djali i këngëtares fans i Berishës, por e ngatërron me kryeministrin: Ma, ma ruaj foton me Edi Ramën

7 Korrik 2019, 19:22| Përditesimi: 7 Korrik 2019, 19:27

  • Share

Shumica e fëmijëve nuk merren dhe as nuk e kuptojnë politikën, megjithatë ka raste kur ata kanë të preferuar një personazh pikërisht nga bota e politikës. Një nga këto fëmijë është djali i këngëtares shqiptare, Ingrid Gjoni.

E ftuar në "Zonë e lirë", Ingridi ka treguar se duke qenë se ka shtëpinë e pushimit në Gjirin e Lalzit, afër me ish- kryeministrin shpesh ndeshen në rrugë. Megjithatë, teksa e kishte takuar një ditë Berishën, Paridi mesa duket e kishte ngatërruar me kryeministrin aktual.

"Çuni im është fans i doktorit. E takoi në rrugë Paridi im, z. Sali Berisha, dhe më tha "o ma atë fotografinë që kam bërë me Edi Ramën ma ruaj, se i ngatërron prandaj", tha Gjoni.

Kjo gjë shkaktoi shumë të qeshura, por në fund Ingridi theksoi se ishte batutë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?