TIRANE- Djali i Rexhep Meidanit është rikthyer në administratën shtetërore. Prej fundvitit të shkuar Denion Meidani, djali i ish-presidentit është bërë pjesë e administratës në një post të lartë. Megjithëse prezantimi zyrtar është bërë dje, Denioni është paraqitur në punë që në 29 dhjetor 2011. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Denion Meidani, është emëruar drejtor i Shërbimit të Kontrollit të Brendëshëm (SHKB) në Drejtorinë e Burgjeve, organ që është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Detyra e re e djalit të ish-presidentit është trajtimi i çështjeve të personelit që mbikqyr qendrat ku vuajnë dënimin të burgosurit dhe të dënuarit në Shqipëri.
Denion Meidani, specializuar për informatikë jashtë vendit, prej sot ka ndërruar shumë herë vend pune, gjithnjë në administratën shtetërore. Pas mbarimit të studimeve ai punoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme për një kohë të gjatë. Më pas kaloi në rol drejtuesi te Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, deri më momentin që u largua, pak kohë më parë.
SHKB është një sektor që ndjek problematikën dhe problemet e përhershme të burgjeve në Shqipëri. Në shumë prej institucioneve ku mbahen të burgosurit, ka patur shpeshherë skandale të arratisjes së të dënuarve, lejeve të dhëna pa kriter ose kundrejt rryshfetit, futjes së gjërave të ndaluara, nga celularët deri te lëndët narkotike etj.
MEIDANI
Punësimi i djalit të ish-presidentit Meidani ishte i pritshëm, madje u duk i vonuar, duke parë dinamikën e angazhimit të të atit në shumë raste në opozitë me opozitën. Prej vitit 2009 dhe këtej, publikisht dhe kundër vijës politike të PS-së, ku ende bën pjesë, ish-presidenti Rexhep Meidani ka akuzuar më ashpër se qeveria, drejtiminn e PS-së nga Edi Rama.
Pas premtimit të kryesocialistit Edi Rama mbi hapjen e 300 mijë vendeve të reja pune brenda mandatit të parë të Partisë Socialiste, premtim i bërë në Asdamblenë Kombëtare të PS-së dy muaj më parë, Mediani e cilësoi atë, një mashtrim. Ish-Presidenti vërente se duheshin të paktën 3 deri në 4 miliardë Euro për të arritur një shifër të tillë punësimi, çka përfshin një buxhet të tërë vjetor të qeverisë.
Më pas ish-presidenti, ka deklaruar, se zgjedhjet e 2013 do të jenë të vështira për t'u fituar nga opozita, përsa kohë në krye të kësaj partie do të jetë Edi Rama. Ai shprehej se Partia Socialiste duhet të rrisë bashkëpunimin me parti të tjera për të rritur mundësitë e fitores. "Kjo është paksa e vështirë, që të bësh prognozë që sot. Unë mund të them që me këtë sistem zgjedhor kërkohet bashkim jo vetëm brenda forcës politike, por kërkohet bashkim dhe i forcës kryesore politike me forca të tjera, me programe të ngjashme me aspirata të ngjashme.
Në këtë kuptim unë do të thosha që këtë e kuptoi më mirë Partia Demokratike dhe Sali Berisha. Në 2009 me këtë lloj sistemi zgjedhor ai afroi të gjitha partitë që ishin të gatshme për të bashkëpunuar në atë Aleancë me Partinë Demokratike", shprehej Meidani.
(ne foto Denion Meidani me kengetaren Aferdita Dreshaj 2010)
(Shkrimiu botua sot në gazetën Shqiptarja.com)