Bota

Djali i presidentit amerikan Hunter Biden akuzon rusët: Më vodhën filmimet ku isha i droguar dhe me një prostitutë, donin të më shantazhonin

12 Gusht 2021, 14:01| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 14:09

  • Share

Hunter Biden akuzon rusët se i kanë vjedhur disa filmime për ta shantazhuar ndërsa ai ishte i droguar në një dhomë hoteli në Las Vegas.

Në një investigim të Daily Mail, ai deklaron se i kanë humbur 3 laptopë. I pari që ka humbur është gjetur në një servis kompjuterësh në Delaëare dhe i dyti është marrë nga agjentët federalë.

Sipas informacioneve deri më tani një nga laptopët ka të ngjarë të ketë të dhëna rreth presidentit Joe Biden dhe sigurisht fotografitë, videot dhe bisedat erotike të djalit të tij. Por Hunter tha se tregtarët rusë të drogës janë përgjegjës për vjedhjen e laptopit të tretë të tij.

Në laptopin e tretë ai ka filmuar veten duke kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë, Hunter e la kamerën ndezur teksa tregonte eksperiencat e tij në Vegas edhe shpenzimet marramendëse.

Hunter tha se laptopi i tij i tretë u ‘vodh’ në verën e 2018, një natë kur ai ishte overdozë. Fotot në hard diskun e laptopit të siguruara nga DailyMail përfshijnë foto të pasaportës së një gruaje ruse dhe fotografi të saj me Hunter të zhveshur.

Në disa foto të tjera shihen dy gra të zhveshura së bashku me Hunter dhe nuk është e qartë nëse gruaja ruse dhe tre burrat janë të njëjtët persona që Hunter ka akuzuar se i kanë vjedhur laptopin.

Pretendimet e Hunter rrisin mundësinë që ai të jetë përdorur si një trampolinë për të marrë informacione të Joe Biden si pjesë e një operacioni të inteligjencës së huaj.

Hunter Biden dhe përfshirja e tij në biznese me Ukrainën dhe kompani të tjera ka qënë një ndër pikat  që ish-presidenti Trump e ka sulmuar presidentin Joe Biden gjatë fushatës elektorale.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?