Hunter Biden

Djali i Presidentit Biden shpallet fajtor për tre veprat penale

11 Qershor, 18:16| Përditesimi: 11 Qershor, 18:18

  • Share

Hunter Biden u shpall fajtor të martën për tre vepra penale që lidhen me blerjen e një arme në vitin 2018 kur, sipas prokurorëve, gënjeu në një formular për blerje armësh, duke thënë se nuk ishte përdorues droge apo nuk kishte varësi nga droga.

Juria e shpalli zotin Hunter Biden fajtor për pretendime të rreme në formularin për blerjen e armës dhe për mbajtjen e armës në shkelje të ligjit për 11 ditë.

Në kohën kur u shqiptua vendimi i jurisë, zoti Hunter Biden shikoi pa reagim. Më pas, ai përqafoi avokatët e tij dhe mezi buzëqeshi. Ai puthi bashkëshorten e tij, Melissën, me të cilën doli së bashku nga gjykata.

Ai përballet me një dënim prej 25 vitesh në burg, por shkelëseve të ligjit për herë të parë nuk u jepen dënime kaq të rënda. Është e paqartë nëse gjykatësja e rastit Maryellen Noreika do ta dënojë atë me vuajtje të dënimit në burg.

Hunter Biden dhe kandidati republikan për president Donald Trump, rivali kryesor politik i Presidentit Joe Biden, janë gjetur fajtor nga juritë në këtë vit zgjedhor./ VOA

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kaso: 12/06/2024 04:49

    Ka lezet. Sikur te kishim nje drejtesi te tille: ku prokurori te beje detyren e akuzes kur shikon shkelje te ligjit nga kushdo. E jo te trashet nga barku e koka duke ngrene si derrkuca, sic keta mender spakistet tane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?