Djali i Remzi Hoxhës tregon se është mashtruar për 10 vite me radhë nga avokati i tyre duke e cilësuar atë si njeriu i 'ShIK-ut'.
"Kur erdhën xhaxhallarët ditët e para, shkuan tek të gjitha institucionet dhe nuk kishin përgjigje. Shkuan tek avokatë të ndryshme. Njeri pas njeriu, shkojnë deri tek Petrit Serjani. Ai pranoi mirëpo tha se është rast me rrezikshmëri të lartë. Disa të tjerë u dorëzuan. Ky, për të fituar besimin e xhaxhallarëve, organizoi disa takime nëpër ministri dhe familja jonë e besoi verbërisht. Gjithë njerëzit që i takonim na thonin se ishin Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro dhe Arben Sefgjini. 10 vite e kemi pasur avokat. Një ditë Tom Gashi, nga Kosova dhe më thotë se më ka intriguar historia e babait tënd. Ai më kërkoi dosjen gjyqësore por nuk e kishim. Kështu na tha Petrit Serjani. Më pas me xhaxhallarët shkuam dhe morëm dosjen gjyqësore ndërsa Serjani nuk fliste. Ne për 10 vite me radhë kishim njeriun e 'ShIK-ut' si avokat" - tha Hoxha.
Lajmi kryesor:
'Zhdukja e Shekullit'/ Djali i Remzi Hoxhës në 'Repolitix': Berisha urdhëroi rrëmbimin e babait tim! Kishte frikë mos i zbulonte takimin me Millosheviç dhe Arkanin! Edhe sot ka lidhje me serbët
E.M.//ReportTv.al