Glauk Olldashi dhe peticioni i firmosur ku kërkohet referendum për përjashtimin e Sali Berishës

Politikë

Djali i Sokol Olldashit mes të rinjve demokratë që kërkojnë referendum për përjashtimin e Sali Berishës

15 Shtator 2021, 17:27| Përditesimi: 15 Shtator 2021, 17:56

  • Share

Mes të rinjve demokratë që kanë firmosur për referendumin është edhe Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit demokrat Sokol Olldashi. Ky i fundit u fut në FRPD nga vetë Lulzim Basha i cili e solli në parti si për të treguar imazhin “paqeje politike”, pasi akuzohej se i mori partinë babait të tij të ndjerë Sokol Olldashi.

Mes të tjerave, Glauku është parë krah Lulzim Bashës në të gjitha protestat që ka bërë opozita, megjithatë ajo që u vu re është se përjashtimi i Berishës e ka distancuar atë nga kryedemokrati Lulzim Basha. 

Përmes një peticioni, kryesia e FRPD ka kërkuar referendum për të vendosur nëse Berisha duhet përjashtuar apo jo. Të rinjtë thanë se vendimi personal i Bashës është anti-statutor dhe rrezikon përçarjen e partisë.


Lajmi kryesor:

Pas përjashtimit, Berisha nis aksionin kundër Bashës, mbledh nesër demokratët e Tiranës në një prej hoteleve më luksoze të Tiranës! FRPD kërkon zyrtarisht referendum


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?