“Në motor ishin dy persona’ tregon për median greke një dëshmitare, vajza e vogël e të cilës po luante në parkun e lojrave me djalin e çiftit që iu bë atentat mbrëmjen e sotme.
Duke folur për Newsbomb.gr, një grua që ndodhej pranë skenës së atentatit tregon detaje nga atentatorët. 30 minuta para vrasjes “vajza ime e vogël po luante me djalin e vogël të tij (të viktimës).
Dëgjuam të shtënat dhe vrapova për të parë nëse ishte diçka apo ishte vetëm një lojë. I vogli vraponte dhe thoshte “babi im, babi im” dhe gjyshja tha “është dhëndri im, dhëndri im” Unë lajmërova policinë.
Lajmi kryesor:
Ekzekutohet në Athinë armiku i Ervis Martinajt! Autorët me motor vranë Roan Brahimin në makinë! Plagoset gruaja, djali i vogël pa gjithçka (EMRAT+ FOTO+ VIDEO)
S.G//ReportTv.al