Pas lajmit se djali i xhaxhait të Lulzim Bashës i cili i është bashkuar këtë të mërkurë PS-së, ka reaguar dhe kryebashkiaku Veliaj.
Përmes një postimi në Twitter, Veliaj shkruan se Basha nuk bën dot as votat e shtëpisë së tij e jo më të qytetit.
“S'të voton as gruaja, as lagjia, as rrugica madje kur ju them unë që këta s'bëjnë dot as votat e shtëpisë, jo më të qytetit ku s'ngulën një gozhdë”, shkruan Veliaj në twitter.
Gjithashtu Veliaj ka “thumbuar” edhe Jorida Tabakun e cila u hoq nga Basha si e deleguar në njësinë Nr 8.
Lajmi kryesor:
Basha nuk gëzon as besimin e familjarëve, djali i xhaxhait të tij i bashkohet PS-së
E.M./ReportTv.al