MALLKASTËR- Pas disa orësh ndjekjeje, ka rënë në pranga 37-vjeçari Mariglen Muhametaj, autori i vrasjes që u regjistrua një natë më parë në fshatin Greshnicë të Mallakastrës. Muhametaj vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa dyshohet se ka vrarë më sende të forta babanë e tij Qemal Muhametajn, 73-vjeç, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe kryeplaku i fshatit, Kastriot Hysenaj, i cili shprehet se 37-vjeçari ishte një person i qetë dhe nuk ka krijuar probleme në zonë. Ai tregon se Hysenaj ishte një person i mbyllur. Kryeplaku thotë se kur ka ardhur në vendngjarje ka gjetur 73-vjeçarin pa shenja jete ndërsa djali i tij ishte larguar. Sipas kryeplakut, 37-vjeçari ishte një person i mbyllur, por nuk kishte krijuar asnjëherë probleme me banorët e zonës.
“Ka qenë i sëmurë çuni, se di a kurohej apo jo. Djali i qetë, nuk e dinim që arrinte në këtë gjendje. Jo jo asnjëherë. Fare as me banorët. Ka i ati 20-30 kokë dhi, rrinte me ato. Herë ai herë i ati. Djalë i mbyllur. Mund të ketë qenë ngjarje e çastit”, tha ai.
Ngjarja e rëndë u regjistrua një natë më parë rreth orës 21:30 në fshatin Greshnicë në Mallakastër.
Autori i vrasjes Mariglen Muhametaj
Fqinjët në Mallakastër të familjes Muhametaj janë shprehur për mediat se e njihnin të ndjerin dhe se i biri që kishte probleme mendore e kishte vrarë me pllakë betoni në kokë.
Të pyetur nëse i biri kishte probleme mendore, banorët e pohuan duke shtuar se ky i fundit merrte mjekime. Sipas tyre, ai ka qenë dikur në gjendje normale por pas kthimit nga Greqia, kishte shfaqur probleme.
- - E njihnit të ndjerin që humbi jetën mbrëmë
- - Ja atje ishim tnai. Është bërë hataja, ai s’ishte mirë nga mendja.
- - Po si e vrau?
- - E qëlloi me pllakë betoni në kokë.
- - Po pse kishin ndonjë konflikt të çastit?
- - Jo ashtu ishte si gjysmë ai.
- - Po herë të tjera ka patur veprime të tilla, pse se çoi në Vlorë ai?
- - Po s’çohet fëmija në Vlorë o ti ça thua.
- - A merrte mjekime, ilaçe? Merrte.
- - Si sillej në fshat?
- - Po mirë sillej ai punonte andej nga Greqia pastaj erdhi këtej i ranë trutë.
‘I ati kishte shkuar jashtë të lante këmbët dhe pa shkak ai ka shkuar dhe e ka qëlluar me pllakë betoni në kokë. I ati vdiq në vend. Çuni iku pas ngjarjes, u gjet andej nga Fratari lart. Ai ashtu ka qenë. Me neve mirë sillej, nuk tregohej agresiv.’- tha banori tjetër.
Kryeplaku i fshatit të Greshicës në Mallakastër, Kastriot Hysenaj ka folur pas ngjarjes, ku djali me probleme mendore vrau babnë një natë më parë. Ai thotë se 37-vjeçari Mariglen Muhametaj ishte person i qetë dhe nuk kishte krijuar asnjëherë probleme.
“Mua më morën në telefon se jam kryeplaku i fshatit. Kur erdha pashë policinë aty. E gjetëm t vrarë, djalin se gjetëm. Ai kishte ikur, kur doli vëllai i viktimës kishte ikur. Ka qenë i sëmurë çuni, se di a kurohej apo jo. Djali i qetë, nuk e dinim që arrinte në këtë gjendje. Jo jo asnjëherë. Fare as me banorët. Ka qenë djali gjatë. Ka i ati 20-30 kokë dhi, rrinte me ato. Herë ai herë i ati. Djalë i mbyllur. Mund të ketë qenë ngjarje e çastit. E ëma është e paralizuar. Patën edhe një zonjë të punësuar. Në momentin që iku e ëma e hoqën. E përballonin vetë. Kaq di unë. Në momentin që kam ardhur unë këtu çdo gjë kishte mbaruar. I ati ishte njeri i vetë, punëtor, nuk ngatërrohej me njeri. Na duket absurde. Gjendja ekonomike e vështirë është. Njeri s’na ka thënë që ai ka mbetur pa bukë e pa gjellë. Djali rrinte vetëm”, thotë kryeplaku.