'Djali vret babanë, burri vret gruan! Sikur jetojmë në spital psikiatrik', sociologu Tushi: Është squllur shteti

23 Maj, 19:21| Përditesimi: 23 Maj, 19:51

  • Share

 

Sociologu Gëzim Tushi në 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitajn, teksa komentoi gjendjen e kriminalitetit në vendin tonë, u shpreh se nga krimet e shpeshta që ndodhi në famiilje, jemi shndërruar në një spital psikiatrik.

'Gjykoj se tanimë, kur themi se krimi është patologji nuk është më metaforë mjekësore. Ky nivel i kriminalitetit, jo vetëm që ul vlerën e shoqërisë, janë spunto që nxit tek të rinjtë idenë se ky vend nuk bëhet. Se organet e parandalimit, si familja, shkolla, që të humanizojnë këtë bishë njerëzore, djali vret babanë, prindërit vrasin njëri-tjetrin është një gjendje që duket sikur jetojmë në një spital psikiatrik. Nevojat për të ndërhyrë kërkon jo llafe, por strategji kombëtare. Duhet rregullimi i familjes pastaj edhe i organeve të tjera, shkollës, drejtësisë. Është squllur shteti', tha sociologu Gëzim Tushi.


Lajmi kryesor:

SPAK hapi 'Kutinë e Pandorës', sociologu në 'Studio Live': Krimi e ka kthyer vendin në spital psikiatrik! Gazetari: Pritet megaoperacion tjetër


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?