Evazioni me biletat false për t'iu shmangur tatimeve, gjykata liron 'bosët' e autobusëve, në burg dy shpërndarësit

30 Gusht 2019, 12:55| Përditesimi: 30 Gusht 2019, 17:39

  • Share

TIRANE-Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 2 nga 8 të arrestuarit për falsifikimin e biletave të urbanëve. Konkretisht në burg mbeti Lulzim Allaraj dhe Aldi Duka. Ndërkohë, në arrest shtëpie u lanë Ferdinand dhe Anastas Ibrahimi, Klodian Qato dhe Fatos Vrapi. Detyrim paraqitje u lanë Erisa Vora dhe Albana Vrapi.

Ndërkohë biznesmeni Ferdinand Ibrahimi ka folur duke mohuar dijeninë për biletat e falsifikuara. Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se biznesmeni është shprehur se biletat që janë gjetur kanë qenë të vjetra dhe nuk ishin në përdorim.

"Nuk kam dijeni për biletat e falsifikuara. Biletat e gjetura në makinë kanë qenë të vjetra e që nuk ishin në përdorim" mësohet se është shprehur ai. Por përgjimet që Shqiptarja.com publikoi sot e nxjerrin blof, pasi ai është kapur në bisedat telefonike duke i kërkuar djalit të tij që ti digjte dokumentet. Biseda shërbeu si indicie kryesore për të rënë në gjurmët e stokut me 150 mijë biletave të falsifikuara.

Kjo bisedë është bërë pikërisht në momentin kur policia kishte rrethuar shtëpinë e Ferdinand Ibrahimit, duke i kërkuar këtij të fundit të shkonte me ta në polici. Por biseda është përgjuar dhe më pas policia ka ndaluar djalin e Ferdinandit, Anastasin, duke i kapur në makinën luksoze një valixhe blu të mbushur plot me bileta false, ndërsa aktiviteti kriminal llogaritet që i ka shkaktuar një dëm shtetit prej 1 mld lekësh.

"Arrest me burg"
Aldi Duka, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobusësh
Lulëzim Allaraj, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobusësh
"Arrest shtëpie"
Ferdinand Ibrahimi, 60 vjeç me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit të Unazës dhe djali i tij, Anastas Ibrahimi
Klodiana Qato, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomist në një shoqëri autobusësh.
Fatos Vrapi , 60 vjeç, banues  në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit "AlbaTrans"
"Detyrim paraqitje"
Albana Vrapi, 51 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore dhe ortake (të dy janë bashkëpronar të linjave të Tiranës së Re, Tufinës dhe Shkozës); 
Evisa Vora, 33 vjeçe, banuese në Tiranë (ka në pronësi linjën e Porcelanit), me detyrë administratore;

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 30/08/2019 21:35

    Robt ku ti keni. Zoti jua dhëntë ku tju dhembi më shumë!!

    Përgjigju
  • Populli: 30/08/2019 20:33

    Ky eshte turpi me I madh I pa drejtesise ne Shqiperi ,tani I bie qe te arrestohen gjyqetaret qe dhane keto vendime ,Valle sa para Kane marre keto gjyqetar! Prokuroria te nis menjehere hetimin per gjyqetaret TURP TURP TURP

    Përgjigju
  • Blenard: 30/08/2019 18:23

    Turp tju vij tutp tutp se qenkeni bisha te vertet jo me drejtesi por kjo esht fatkeqesi

    Përgjigju
  • Ben: 30/08/2019 17:11

    Drejtesi ne Shqiperi =0 Ec aty,kush te vjedhe me teper. O Edo,e kupto sa karagjoz po behesh. Dil tani dhe thuaj gjykatat jane te pavarura,shaj bashke Braçen gjyqtaret,and finish.

    Përgjigju
  • Alb: 30/08/2019 16:53

    Po normal qe faturinot ngelen ne burg dhe peshqit e medhenj me arrest shtepie .... Kush paguan se prek ligji

    Përgjigju
  • Durresi: 30/08/2019 16:53

    Dmth pronaret jashte dhe punetoret brenda ne burg????

    Përgjigju
  • liu: 30/08/2019 16:45

    Shume zhurme per asgje

    Përgjigju
  • Enver Mavrija: 30/08/2019 16:45

    I liruan pronaret por ama i kane porositur te mos shkaterrojne provat e krimit

    Përgjigju
  • Kombi: 30/08/2019 16:27

    U liruan pasi nderyri direkt qeveria. Keto fallsifikime e kane zanafillen ne kohen e Lulit si kryetar bashkie ku merrte rregullisht tarifen nga keta mashtrus. Kete pazar e vazhdoj Erjon Veliaj, por meqe kerkonte me shume rryshfet, plasi skandali... A doli njeri nga opozita te demaskoj skandalin ..?? Ja pra qe jane pjese e hajdutllikut te gjithe

    Përgjigju
  • Emigranti: 30/08/2019 16:26

    Prandaj nuk jetohet ne Shqiperi.. Nuk ka drejtesi dhe barazi.. Vjedhin vrasin dhe perdhunojne..jane te lire..megjithate faleminderit zot qe jemi jashte Shqiperise

    Përgjigju
    • Qeverieleshit: 30/08/2019 19:37

      Fiks keshtu eshte!

  • Populli: 30/08/2019 15:49

    Kesaj i thone u mbars mali dhe polli nje mi.

    Përgjigju
  • shqiptari: 30/08/2019 13:06

    Diten e pare u tha per 150 mije bileta false,diten e dyte u bene 105 mije .Po vazhdoi kesht diten e peste do jene 15 bileta.Ky eshte korrusioni galopant i maskarenjve qe rrjepi lekuren e ketij populli ne cdo aktivitet "biznesi" dhe pervec haracit per Lali Ka.in nuk paguajne asnje cent ne buxhetin e shtetit.Edhe aty ka "specialista" qe i shpenzojne per udhetime luksoze ndersa shqiptaret vazhdojne te skllaverohen perdite e me shume ne vendlindjen e tyre te quajtur SKLLAVERI dhe jo ShQIPERI.Ata do ti paguajne nje dite keta qe i bejne popullit te pambrojtur por per ne nuk ndryshon asgje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?