Mbrojtësi i Real Madrid Alvaro Carreras

Sport

‘Djaloshi rikthehet në shtëpi’, Reali blen mbrojtës për 50 mln €! Në shitje Rodrygo e Endrick, pikëpyetje edhe për Vinicius

15 Korrik, 12:36| Përditesimi: 15 Korrik, 12:39

  • Share

Te Reali ka disa lëvizje në merkato. ‘Galaktikët’ kanë rikthyer në shtëpi për 50 milionë euro mbrojtësin e majtë Alvaro Carreras, i cili ka firmosur për 6 vite. 22-vjeçari është marë nga Benfica, ndërsa 10 milionë euro do të kalojnë te Manchester United si përqindje kartoni të ruajtura nga anglezët.

Reali ndërkohë po punon edhe për merkaton në dalje, teksa në shënjestër janë brazilianët që kanë bërë histori. Rodrygo kërkohet nga disa klube si Arsenal, Manchester United dhe Liverpool, ndërsa Real Madrid kërkon 100 milionë euro. Sakaq ‘galaktikët’ duan të largojnë edhe qendërsulmuesin Endrick, ndërsa sëfundmi janë shtuar zërat edhe për Vinicius Junior. Për 25-vjeçarin u tha më herët se ka rinovuar kontratën, por median në Spanjë e kanë mohuar sëfundmi, duke nënkuptuar se ai nuk është më i pashitshëm nga Reali.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?