Foto ilustruese

Kronikë
Drejt Punës

Historia e çiftit që refuzoi SHBA-në për traditën shqiptare: Djathi Mishavinë nga alpet e Kelmendit merr çmim mes djathërave jo industrialë francezë, Italianë!

22 Shtator 2021, 09:36| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 10:13

  • Share

TIRANË-  Shqipëria ka lënë gjurmë në edicionin 13-të të djathit të mbajtur në Bari të Italisë, ku ka fituar një çmim mjaft të rëndësishëm, që shërben edhe si një vlerësim për traditën shqiptare, që me kohën fatkeqësisht po zhduket.

Djathi Mishavinë nga alpet e Kelmendit Shqiptare ka marrë çmim mes djathërave jo industrial Francezë, Italianë, Indianë. Prodhues i këtij djathi është Walter Dragu, një bari që ka zgjedhur që të jetojë në male dhe të bëjë djath në mënyrë tradicionale. Ai ka vijuar që të mbajë gjallë trashëgiminë e të parëve të tij, së bashku me gruan, Melinda Pepushai.

 Ky djath prodhohet ekskluzivisht në muajt e verës dhe ka një teknikë shumë të veçantë të të përgatiturit. Gjiza ndahet në copa, lihet për dhe ditë dhe më pas shkërmoqet me dorë dhe vendoset në një enë druri. Kjo teknikë i ka mbijetuar falë këtij çifti, të cilët ndryshe nga pjesa tjetër e familjes zgjodhi që të mos emigronin në SHBA, por të punonin në atdheun e tyre.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/09/2021 23:59

    Une se kam provuar ndonje here,por babai im kishte pasur rast t'a provonte kur kishte qene me sherbim ne zonat qe e kane tradite.Fjalet ekzakte te tij per mishavine kur e kam pyetur, ishin:<<Pa,pa si eshte,nuk t'a pershkruaj dot!>> Duket qe cmimi i fituar eshte pershkrimi me i mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?