‘Djathtas 1912’, Kulluri i përgjigjet sulmeve të Berishës: S’na kishte marrë malli për fjalimet e shokut Enver! Te ne s’ka njerëz të përfshirë me krimin, gjeji te oborri jot

13 Tetor, 11:58| Përditesimi: 13 Tetor, 13:34

  • Share

TIRANË- ‘Djathtas 1912’ është partia më e re brenda kampit opozitar që u prezantua një ditë më parë, nga deputeti Enkelejd Alibeaj e themelues të tjerë, të cilët veten e shohin larg Sali Berishës apo Lulzim Bashës.

Edvin Kulluri, një prej themeluesve të kësaj force të re politike, në një intervistë për Report Tv tregon synimet e kësaj partie, por edhe vijat e kuqe me Berishën. Për gazetarin Nertil Agalliu, Kulluri thotë se PS do ketë rezultat edhe më të dobët se zgjedhjet vendore, ndërsa shprehet i bindur se partia e tyre ‘Djathtas  1912’ do të sigurojë vend në parlamentin e ardhshëm.

“Berisha thotë një gjë më të drejtë, që kryeministrin e përcakton vota. E falënderoj që ai ka bindjen që ne do jemi në kuvendin e ardhshëm, fakti që e pranon, kryeministër pa votat tona dhe shumë faktorëve të tjerë politikë, do jenë këta faktorë që do e përcaktojnë, nëse arrijmë të marrim si shumicë votash si detyrë. Mua më rezulton se rezultati do jetë më i dobët se 14 maji, për shkak të gabimeve dhe trajektores që e kanë futur partinë. Ne do jemi në Kuvendin e ardhshëm, angazhimet që kemi marrë, që s’mund të jetë Berisha lideri i opozitës, por vetëm pjesës së tij, është një qëllim që nuk heqim dorë”, tha Kulluri në Report Tv.

Kulluri thotë se kryeministri i një vendi anëtar në NATO, nuk mund të jetë non grata nga SHBA e Britania e Madhe. Sipas tij, ata janë ndarë nga modeli i vjetër, ku partitë trajtohen si prona e kryetarëve.

“Nuk mundet që kryeministri i një vendi anëtar të NATO të jetë non grata nga SHBA apo Anglia, që ka një rol të rëndësishëm në këtë aleancë. Ky model është tejkaluar. Ne prej këtij modeli jemi ndarë. Partitë nuk janë prona e kryetarëve, por e anëtarësisë dhe publikut”, tha Kulluri në Report Tv.

S’ka koalicion me PS e as nuk ulen në tryezën e negociatave me PD, nëse do propozojnë Berishën për kyeministër. Këto janë dy pikat që Kulluri thotë se nuk i negociojnë.

“Koalicion me PS nuk ka, koalicion me PD pa Berishën kryeministër do ulemi të diskutojmë, ky është kusht i panegociueshëm, pastaj nëse këta duan të vazhdojnë aleancën e kullave, amnistinë kundër SPAK, aleancën e listave të mbyllura, ta vazhdojnë, por do rreshtojnë shqiptarët kundër tyre”, vijoi Kulluri.

Një përgjigje e ka edhe për sulmet e Berishës, i cili i quajti puçistë apo edhe ‘tao, tao partitë’. Sipas Kullurit, Berisha nuk ka se çfarë i jep më Partisë Demokratike, ndërsa ironizoi fjalën e Berishës duke thënë se nuk na kishte marrë malli për fjalimet e shokut Enver. 

“Etiketimi i çdo njeriu që mendon ndryshe, si i shitur, si tao tao, talebanë, mirë që s’na tha edhe Escobar, El Chapo. Këto karaktere si tabanë të shohë mos i ka të oborri vet, te ne s’ka njerëz të përfshirë me krimin, as me radikalizëm islamik. Ne jemi njerëz normal që vlerësojmë disa principe.

Nuk ka pse sulmon çdo njeri që mendon ndryshe nga ai. Ai mund të mos pëlqeu mua, por unë se kam quajtur as terrorist, as trafikant, as të shitur. Nuk na kishte marrë malli për fjalimet e shokut Enver. Ka një kohë politike që mbaron për çdo njeri, Berisha s’ka çfarë i jep më PD, ia ka dhënë, pas 2013 s’ka pasur me çfarë të pasurojë opozitën dhe PD për ta çuar drejt fitores. Por për të mbajtur PD në formë sekti, është gjëja më e lehtë që mund të vësh. Opozita nuk është alternativë, nuk është fituese dhe Berisha ka rolin e tij në dështimin e partisë. Berisha ka një zakon që i ikën përgjegjësive dhe do të marrë vetëm merita, por problemi është se s’kanë ngel më merita për të marrë”, u shpreh Kulluri.

Partia ‘Djathtas 1912’ u prezantua një ditë më parë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, bashkë me mbështetës të tjerë si Arbri Agalliu, Flutura Açka, Edvin Kulluri. Larg euroatlantikëve të Bashës dhe të ndarë prej kohësh me Sali Berishën, deri në zgjedhjet e 2025-ës, kjo parti e re nuk do të ketë një kryetar, por do të drejtohet nga strukturë kolegjiale.

Ora 12:12
'Djathtas 1912'/ Kulluri tregon ‘vijat e kuqe’: Nuk flasim me parti imagjinare! Basha diku bën diplomatin, diku analistin

 

Edvin Kulluri një prej themeluesve të forcës më të re politike ‘Djathtas 1912 tregon vijat e kuqe me partitë e tjera. Ai thotë se janë të hapur për bashkëpunim, por sa i takon Lulzim Bashës thotë se nuk ulen në diksutime me parti imagjinare.

Në një intervistë për Report Tv, Kulluri thotë se Basha diku bën diplomatin në Këshillin e Europës, e diku analistin nëpër media. Kulluri tha se vetëm nëse Basha heq dorë nga përballja në gjykata për vulën e PD dhe krijon një parti, do ulen të diskutojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Bën diku diplomantin në Këshillin e Europës, diku analistin, kur të kenë një subjekt do ulemi të flasim ca na bashkon ca na ndan. Jo me parti imagjinare, nëse do e bëjnë parti dhe do heqin dorë nga qëndrimi jashtë dyerve të gjykatave, do bashkëpunojmë me këdo.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LILI: 13/10/2024 19:59

    PO IK O KULLUR SE AS DERA JOTE STE VOTON

    Përgjigju
  • Kadriu: 13/10/2024 19:01

    Po Kol Hysën e keni në Parti??? Se ai po ju shërben ju ka vënë në dispozicion lokalin dhe Hotelin

    Përgjigju
  • Populli: 13/10/2024 13:38

    Ju jeni t paster bore!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?