Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka bërë të ditur se është bërë dokumentacioni i nevojshëm për tërheqjen e kandidatëve për listat e mbyllura. Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj thanë se 10 për qind e kandidatëve nga ky koalicion për zgjedhjet e 11 majit vjen nga diaspora.
“Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka përfunduar me sukses paraqitjen e listave të kandidatëve për deputet. Gjatë kontrollit të listave, koalicioni jonë doli që nuk ka asnjë njeri të implikuar me veprimtari të paligjshme gjë që tregon korrektesën e listës sonë dhe seriozitetin me të cilin jemi angazhuar në luftën ndaj korrupsionit.
Koalicioni ka bërë dokumentacionin e nevojshëm për tërheqjen e kandidatëve për listat e mbyllura. Nga sot e tutje, nga java që vjen, qytetarët e Shqipërisë duhet ta dinë që ne garojmë me lista të hapura.
Të ashtuquajturit familjarë për të cilët u bë kaq zhurmë nga propaganda e dy partive të mëdha, që janë me lista të mbyllura, nuk janë më.
Do t’i kërkonim opinionit publik dhe mediave që të zbulojnë familjarët dhe lidhjet me të cilët i kanë mbushur listë mbyllurit.
Koalicioni ka në listat e veta mbi 10 për qind të kandidatëve nga diaspora. Shenjë kjo që ne i kemi respektuar angazhimin e diasporës për të qenë pjesëtarë aktiv në jetën politike dhe për t’u përfaqësuar me njerëzit e vet.
Komente
