Shifrat e COVID në Berat për ditën e djeshme kanë qenë tepër të larta, ku ministria e Shëndetësisë raportoi 50 të infektuar në këtë qark vetëm për 24 orët e fundit.
Report tv mëson se mes 50 të infektuarve janë 5 mjekë dhe infermierë, 1 punonjës në bashkinë Berat dhe 3 policë.
Të prekur janë edhe 2 punonjës në Prokurorinë Berat, 1 kujdestare te qendra ‘Lira’, 5 mësues e nxënës në disa shkolla.
COVID ka hyrë edhe në institucione të tjera, ku raportohen disa të infektuar.
Rastet e djeshme me COVID në Berat dhe ndarja sipas institucioneve:
Infektime në radhët e bluzave të bardha:
-1 infermier i kabinetit të neurologjisë.
-1 mjek oksigjenist.
-1 infermier në Repartin e Urgjencës.
-1 infermier në Poliklinikën e Specialiteteve.
-1 infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.
Infektime në shkolla (mësues/nxënës).
-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare "Mehmet Ali Vrioni".
-1 mësuese në shkollën e muzikës "Ajet Xhindole".
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare "Shaban Sojli".
-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë.
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare "Josif Prifti".
-2 nxënës në gjimnazin "Babë Dudë Karbunara".
-Kopshti ""Çlirim 1".
-2 edukatore.
Bashkia Berat:
-1 punonjës në bashkinë Berat.
DPV Berat.
-3 polic në DPV Berat.
Prokuroria e Rrethit Berat.
-Sekretarja e Prokurorisë së Beratit.
-1 kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal "Lira".
-1 polic në Burgun e Beratit.
-1 punonjën në zyrat e OSHE-së.
-1 punonjëse në sh.a.Ujësjellës-Kanalizime.
-1 ushtarak në Repartin Ushtarak në Poshnje.
-1 punonjëse në fasonerinë "Malotex".
-1 polic beratas që punon në DPV Fier.
-1 kambist.
Komente
