Një ditë pasi përfaqësuesit e PD-së në KAS bashkuan votat me ato të Socialistëve kundër kërkesës së katër kandidatëve demokratë për rinumërim të votave personale, Sali Berisha doli në konferencë për mediat, duke u shprehur se ka patur një keqkuptim nga ana e kandidatëve, ndonëse vetëm disa orë para vendimit të KAS, ai siguronte ]do kandidat se do të kishin mbështetjen e PD për transparencë e votave personale.
Është një episod që nuk flet vetëm për një kthesë taktike, por dukshëm hedh dritë mbi mënyrën se si konceptohet politika brenda PD-së: si një lojë fasadash, ku parimet shpallen për t’u lënë menjëherë pas dore nëse situata e kërkon. “Transparenca” është një fjalë e bukur për t’u thënë në momente të caktuara, por aspak e dobishme kur rrezikon të trazojë ekuilibrat e brendshëm.
Në fund, duket se nuk kemi të bëjmë vetme një keqkuptim të kandidatëve, por ndoshta me një keqkuptim të vetë konceptit të transparencës./Tema
Komente
