Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, kryetari Eduard Shalsi ka pyetur kreun e KLSH, Arben Shehu, për çështjen e akulloreve të kontaminuara në vitin 2021, të cilën ai e përmendi në raportimin e një dite më parë.
“Dje pas deklaratës tuaj kemi marrë shumë mesazhe shqetësuese nga qytetarët për akulloret e kontaminuara për të cilat AKU kreu veprimet e duhura menjëherë dhe i largoi nga tregu pas sinjalizimit. Po ju pyes direkt, çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillni çështjen e vitit 2021, që nuk e keni ngritur në raportet e viteve të mëparshme?”
Më pas Shalsi ka lexuar në komision disa mesazhe nga qytetarë të shqetësuar për këtë çështje pas deklaratave të kreut të KLSH.
“Dje është hedhur bombë, shashkë, quajeni si të doni. Ky komision është njohur me diçka. Shashkë apo e vërtetë, nuk di ta them. Këtij komisioni i janë shpjeguar efektet kancerogjene për një lëndë në akullore, e cila nuk është raportuar në vitin 2022 as në vitin 2023 nga KLSH. Për këtë çështje janë alarmuar njerëzit dje. Ne kemi përgjegjësi për të ballafaquar faktet për këtë çështje”, deklaroi Shalsi.
Më tej kreu i Komisionit Shalsi dhe kreu i KLSH, Shehu shkëmbyen replika lidhur me kallëzimn e skandalit të Onkologjikut.
Shehu: Jemi përpara disa situatave shumë sensitive por kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, por s’do doja ti bëja të ditura këtu për të mos alarmuar. (SITUATA NË SHËNDETËSI)
Shalsi: Po ju bëj pyetjen a keni bërë kallëzim penal për Onkologjikun?
Shehu: Po ka pasur kallëzim penal i lidhur me dy institucione të tjera?
Shalsi: Po kur e keni bërë pra?
Shehu: Kryetar ne nuk jemi trupë hetuese
Shalsi: Kur e keni bërë pra data e kallëzimi?
Shehu: Nuk e kam datën
Ti tha te gjitha per Shalset e veronicet, i tha edhe kallezimet qe nuk jane marre parwsysh! Bravo KLSH edhe Dash Shehi me veshtiresi por e tha:Bravo Kryetar i KLSH se ke bere me mire se te tjeret! Po kur sju pelqen e verteta atehwr enxirni budallalliqe! Mos kerkoni te uzurponi cdo pushtet o shumica qeverisese se keshtu u vjen fundi kollaj! Njesoj si ai nongrata!
PërgjigjuPo çfar kryetari je kur nuk mban shenimet se kur è ke denunciare? Keto shashka i hidhni per te bere destabilizimin e vendit , KLSh nje cercherò mushkonjash .keshtu me keto pergjigje e tregon se çfar kualifikimi ke .Turp per KLSh qe pretendere te jete e sincere mos te mashtrojne popullin .bej dorheqie si ja kerkoni te tjereve (qe fatte nuk keni ) duhet te veronica edhe ju ,dy standard nuk ka .Turp .
PërgjigjuPo ku pihet ajo birre more..ska pike shije..
Përgjigju