Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga drejtues i Frymës së Re Demokratike, një ditë pasi FRD ka firmosur pa vullnetin e tij marrëveshjen për koalicionin “Aleanca për Ndryshim”, me kreun e PD Lulzim Basha, për të hyrë bashkë në zgjedhjet e 25 prillit. Në shkresën e dorëheqjes drejtuar kryesisë së FRD-së, Topi thekson se vendimi është i parevokueshëm.
"Deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme si kryetar i FRD-së", thuhet në letrën e dorëheqjes së Topit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se nënkryetari i FRD Sali Shehu ka firmosur mbrëmë marrëveshjen me Bashën në selinë e PD, pa vullnetin e Bamir Topit. Po sipas këtyre burimeve thuhet se Sali Shehu s'kishte mandat nga kryesia për të firmosur dhe ka dalë kundër vullnetit të saj. Kujtojmë se Shehu ka shkuar 2 herë në selinë e PD mbrëmë dhe pasi ka përfunduar takimin e parë tha se nuk ka firmosur pasi do të konsultohet me kryesinë. Më pas nuk ka bërë asnjë prononcim lidhur me diskutimet që ka bërë me kryesinë, por pak para se marrëveshje të dorëzohej në KQZ, ai ka hedhur firmën e tij.
Siç u raportua dhe ditën e djeshme firmosja e marrëveshjes nga FRD ishte surprizë në këtë koalicion, e cila rikthehet në PD pas “divorcit” nga ish-kryeministri Sali Berisha. Nga viti 2011 Berisha dhe Topi kanë artikuluar akuzat nga më të rëndat kundër njëri-tjetrit. Bamir Topi ka deklaruar disa herë se Basha është marrë peng nga Berisha dhe vepron e mendon si shefi i tij.
“Jam shumë i zhgënjyer nga Lulzim Basha. Ai është duarlidhur dhe nuk mund të veprojë vetë, pasi është marrë peng nga Berisha”. Ndërsa në vitin 2017, Topi shprehej se “Berisha është ai që hartoi listat, ndërsa Basha është pupaci i tij”, shprehej Topi në shtator të 2014.
"Alenaca për Ndryshim" e finalizuar dje nga Basha përmban një marrëveshje mes PD dhe 12 aleatëve të saj. Pjesë e këtij koalicioni, janë PR e Fatmir Mediut, LZHK-ja e Dashamir Shehit, FRD e Bamir Topit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit, Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare, PBLD e Arjan Starovës, PBD e Ylber Valterit, PLL e Shpëtim Axhamit dhe PKD e Dhimitër Muslias.
Ky është një koalicion që bashkon edhe armiqtë e tjerë historikë si grekët e PBDNJ me çamët e PDIU, ose Republikanët e Fatmir Mediut me Monarkët e Shpëtim Axhamit. Kurse LSI e Monika Kryemadhit, do të garojë e vetme por do të ketë kandidatë nën logon e PD vetëm në Dibër dhe Kukës. Një mënyrë e tillë, pra të dalurit me 2 lista të veçanta, sipas Bashës dhe Kryemadhit është bërë me qëllim maksimalizimin e votave për të rrëzuar qeverinë e e Edi Rama.
Perderisa Frd nuk arin pragun e hyrjes ne parlament vet ben mire qe "hyn" ne koalicion. Eshte tjeter gje pastaj pse me PD-ne dhe jo me te tjera te djadhta. Bamir Topi nuk eshte serioz kur mer vota te djadhta e i "con" tek komunistet ARMIQT e te djadhtes shqiptare!...
PërgjigjuThoni ca te doni, akuzoni, shajeni mbare e mbrapa, nuk ka as cipe, as skuqet e as zverdhet, por vemia qe vegjeton prej 30 vjetesh ne politike Fatmir Mediu, prape deputet do jete pas 25 Prillit. Ben presione kot gjoja do dale vetem ne zgjedhje dhe kur e di shume mire qe nuk ia del dot, bashkohet prape me llumin. Edhe keto kater vjet te tjera, prape ne vendnumero do jemi si vend, kushdo qe do ti fitoje keto pseudozgjedhje.
PërgjigjuBamiri i kapi pronat, tashi pas 25 vjet ne politike thote hajt se po bej si parimor. Aman.
PërgjigjuKy Topi shkruan edhe libra per tr treguar te vertetat pas 15 vitesh, po kujt induhen?
PërgjigjuDoreheqja eshte kultur dhe qytetari qe ne Shqieri eshte shum e ralle por kujt ja le partine o Bamir shpellarit Sali Shehu nga kalaja e dodes....
PërgjigjuMë shpellar je ti o veton që mesa.duket je ndonjë nga ata që ha pace me pilaf me këtë qytetarin që akoma se di që është nga Dibra
Po ça pret nga keto minipartite vetem me kryetar dhe zv.kryetar, pa seksione, pa asnje strukture, thjesht nje rob aty me nje vule. Pastaj, hapni krahun se boll moret pare qyl (rroga deputeti e pensione te mira, pa asnje kontribut), shkoni punoni.
PërgjigjuPS DEL FITUESE ,,, ME SALI DHE SHKERDHATAT QE AI KA PAS EDHE 100 VJET NE OPOZITE DO RRINI MOR PISA...
PërgjigjuFatos, hë mo të lumtë goja. Fjala yte në vesh të allahut. Të këtill janë këto, ashtu siç i cilëson.
bamir topi duhet te jepte dorehqjen 5 minuta mbas firmes,dhe jo diten e neserme,por ketu ka mish dhiet brenda
Përgjigju