Politikë

Dje me Ramën, sot me Bashën, lëkundet Shpëtim Idrizi: Hiqni taksën në Rrugën e Kombit

6 Prill 2018, 17:21| Përditesimi: 6 Prill 2018, 17:37

  • Share

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi vijon të jetë e lëkundur në vendimet dhe qëndrimet e saj. PDIU e Idrizit sot është pozicionuar në krah të opozitës së Bashës e Kryemadhit, vetëm një ditë pasi ishte në Parlament, ku e pranishme ishte vetëm mazhoranca, duke votuar e miratuar pr/ligjet në krah të saj, mes të cilëve edhe atë për Kodin e Sjelljes.

Por, ditën e sotme, Idrizi ka ndërruar qëndrim, duke u pozicionuar me opozitën, e cila është kundër taksës në Rrugën e Kombit. Përmes një deklarate shpërndarë për media, PDIU e quan arrogante vendosjen e tarifës së papërballueshme për Rrugën e Kombit. Shpëtim Idrizi kërkon heqjen e tarifës 5 euro për makinat dhe 22 euro për kamionët, si dhe lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas protestës në Kalimash.

DEKLARATË PËR SHTYP E PDIU
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar në vend pas vendimit të pakonsultuar e arrogant për vendosjen e një tarife të papërballueshme për “Rrugën e Kombit”. PDIU vëren me shqetësim përshkallëzimin dhe rëndimin e situatës dhe i bën thirrje maxhorancës:

1. Të heqë tarifën prej 5 euro për autoveturat dhe 22 euro për kamionët në “Rrugën e Kombit”.

“Rruga e Kombit” nuk është biznes, por arteria kryesore që lidh dy pjesët e një kombi që padrejtësitë historike i ndanë, por që ne s’mund ti ndajmë akoma me politika të tilla, kur qytetarët e Shqipërisë paguajnë disa herë për rruget nëpërmjet pagesës së Taksës së Qarkullimit, Taks-Regjistrimi dhe Akcizë mbi karburantet. Kjo tarifë do të godiste atë që kemi më shumë nevojë rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kosovën, ku shkëmbimet e Shqipërisë me Kosovën janë rreth 140 milion euro në vit kurse të Kosovës me Serbinë janë mbi 460 milion euro në vit.

Kjo tarifë do të godiste rëndë turizmin e shqiptarëve të Kosovës i cili sjell vitalizim dhe rritje të ekonomisë Shqiptare. Ky është një hap tjetër në vazhdën e pengesave që krijojmë me Kosovën, si barriera e tarifave doganore apo kriza qesharake për patatet, çimento apo specat dhe i gjithë ky absurd ndodh kur folklorizmi patriotik i pushtetarëve bërtet për Bashkim Kombëtar.

2. Për rrugët kombëtare duhet të vendoset një tarifë e arsyeshme në përputhje me nivelin e të ardhurave të Shqiptarëve.

Për PDIU-në, “Rruga e Kombit” dhe “Rruga e Arbërit” DUHET TË JENË PA PAGESË. Këto janë dy arterie që lidhin Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Por po kaq të rëndsishme janë këto dy arterie për Qarkun e Kukësit dhe Dibrës, si dy nga qarqet më të varfëra të vendit dhe të pa integruara në ekonominë e vendit.

3. PDIU shpreh mbështetjen dhe respektin për banorët e Kukësit që i dhanë leksion klasës politike Shqiptare dhe opinionit publik, sepse qytetarët kanë të drejtë të reagojne kur arroganca e kësaj maxhorance as nuk i pyet e as nuk i informon.

PDIU kërkon lirimin e 11 protestuesve nëpërmjet heqjes se intimidimit që maxhoranca po i ben Prokurorisë e Gjykatës, me rrethime Policore dhe urdhra politike. Këta njerëz janë minimalisht siç e pranon dhe Kryeministri, viktima të mosinformimit nga qeveria të një vendimi aspak profesional e transparent. PDIU i bën thirrje klasës politike shqiptare për një pakt kombëtar e dakortësi të munguar në këtë tranzicion të gjatë për:

- Integrimin europian me një axhendë të dakortësuar nga të gjithë.

-Implementimin e reformës në drejtësi ku politka duhet ti mbajë duart larg.

-Për një ligj të ri për referendumet, që do ti mundësonte qytetarëve të ushtronin demokracinë direkte e të vendosnin për taksat, ambientin, planet urbane etj.

Kjo do të ishte e vetmja zgjidhje në kushtet kur demokracia me përfaqësim nuk është funksionale dhe është ozurpuar nga kryetarët e partive.

-Për reformën elektorale që mbahet peng nga dy partitë e medha.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maksuti: 06/04/2018 18:42

    BRAVO Z IDRIZ POLITIKA SHKON KU ESHTE E MIRA E POPULLIT RAMA PO E FUT POPULLIN NE GROPE ME TAKSA ESHTE AFER MENDJES QE IDRIZI NUK E PRANON MENYREN E SKLLAVERIMIT TE POPULLIT TE TIJ

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 06/04/2018 17:49

    Idrizka e dredh me keq se putankat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?