Hetimet për 'Toyota Yaris', prokurorët belgë ikin sot nga Shqipëria! Basha nuk u tregoi se kush e informoi për 3.4 mln eurot që po vinin në Shqipëri

11 Shkurt 2022, 10:09| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 14:08

  • Share

TIRANË- Lulzim Basha nuk e ka treguar burimin e informacionit që i dekonspiroi operacionin e autoriteteve belge për 3.4 milionë eurot që do të mbërrinin në Durrës në një makinë Toyota. Burime për Report Tv kanë bërë me dije se Basha ka rezervuar të drejtën e mos tregimit se ku e ka marrë informacionin. 

Ndërkohë që sot përfundon vizita e hetuesve belgë në Tiranë. Pas 72 orë largohen sot në mesditë drejt Bruksel. Në Tiranë erdhën  për dosjen Toyota Yaris. Report Tv mëson se para pak minutash ka përfunduar takimin delegacioni belgë edhe me kreun e SPAK Arben Kraja. Belgët kanë marrë me vete akte nga dosja 'Toyota Yaris' dhe dëshminë e kreut të opozitës, ndërkohë që hetimet në vendin e Bashkimin Europian janë të hapura.

Pritet që brenda pak javëve çështja që po hetohet nga belget të shkoj për gjykim në Bruksel. Burime për Report TV nga delegacioni belg bënë me dije se janë edhe disa dosje të tjera që belgët kanë hetime të përbashkëta me SPAK dhe priten finalizime.

Dje, kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur në SPAK për dy orë rresht nga prokurorët belgë, ku ka dhënë përgjigje rreth pyetjeve të tyre në lidhje me dosjen e 3.4 milionë eurove të ‘Toyota Yaris’. 

Në një prononcim për mediat pasi doli nga ambientet e SPAK, Basha tha se drejtësia belge është e vendosur t'i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe se ai do të ndihmojë në këtë drejtim "duan apo nuk duan 'non grata-t' e shpallur dhe të pashpallur deri më tani.

Ai theksoi se i qëndron çdo deklarata të mëparshme të tij, që ka bërë në parlament, në lidhje me këtë dosje. I pyetur nga gazetarët se nëse e tregoi burimin e informacionit, Basha tha se nuk do të dekonspirojë atë që ndodhi brenda SPAK.

Basha theksoi po ashtu se ai dhe forca politike që drejton, mbështet SPAK dhe BKH dhe se është i gatshëm që të bëjë gjithçka në të mirë të hetimeve. Duket se Belgjika nuk heq dorë nga zbardhja e dosjes "Toyota Yaris", ku u kapën 3.4 milionë euro, çështje e përdorur si një 'kalë beteje' nga opozita për të akuzuar ashpër kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Më 22 qershor 2018, Lulzim Basha nga foltorja e Parlamentit akuzoi Ballën si të lidhur me 3.4 milionë eurosh që ishin të fshehura në një makinë në Portin e Durrësit dhe vinin nga Belgjika, dy ditë para se policia t'i kapte ato më 24 qershorit 2018. Kjo bëri që prokuro ta merrte Bashën në pyetje se nga i kishte marrë informacionet, i cili duke u rrezikuar për t'u marrë i pandehur si dekonspirues i operacionit u paraqit më datë 25 korrik 2019 për të dhënë shpjegime përpara prokurorit.

Dosja 'Toyota Yaris'

Më 22 qershor 2018, Lulzim Basha nga foltorja e Parlamentit akuzoi Ballën si të lidhur me 3.4 milionë eurosh që ishin të fshehura në një makinë në Portin e Durrësit dhe vinin nga Belgjika, dy ditë para se policia t'i kapte ato më 24 qershorit 2018. Kjo bëri që prokuro ta merrte Bashën në pyetje se nga i kishte marrë informacionet, i cili duke u rrezikuar për t'u marrë i pandehur si dekonspirues i operacionit u paraqit më datë 25 korrik 2019 për të dhënë shpjegime përpara prokurorit.

Taulant Balla e paditi Lulzim Bashën për shpifje, lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar ne dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste kreut te grupit socialist. Lulzim Basha u dënua nga gjykata me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Taulant Ballës.

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika, djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit, Agim Çeku. Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika. Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje, ndërsa Gjykata e Posaçme vendosi që 3.4 mln euro që u kapën në portin e Durrësit  brenda  “Toyota Yaris” do t'i kalojnë shtetit.

Një shtetas gjerman pretendoi se ishin paratë e tij dhe se i kishte sjellë për të hapur biznes në Shqipëri por SPAK dhe GJKKO nuk ia pranuan duke e konsideruar të pabesueshëm.  Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje është dënuar Elvis Vladi  nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burg.  Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, Vladi do të bëjë vetëm 1 vit burg.  Çështja e nisur me bujë të madhe, ajo e 'Toyota Yaris' është sfumuar në gjykim, ku Elvis Vladi u dënua për veprat e mosdeklarimit të hollash, ndërkohë që akuza fillestare ka qenë “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ali baba me 40 hajdutet: 12/02/2022 08:18

    Kush tha qe Basha nuk ka treguar ?!

    Përgjigju
  • Paul: 11/02/2022 19:48

    Arrestojini halen.....

    Përgjigju
  • Sandri: 11/02/2022 19:10

    Erdhi dhe ky prokurori belg. Ju merzit hajdari qe ka ne Belgjik erdhi te provonte kete ne Shqiperi ( Hollandezin ). Me idiotesi ska ku te shkoje. Po ik ha k... andej re se na cave farat duke bere publicitet sikur po ben namin kur cdo gje eshte e mbyllur dhe drejtesia ka folur.

    Përgjigju
  • carlo: 11/02/2022 17:22

    Tërro Rika komplet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?