Shpërthimi në Lushnje/ 'Dje pa vetëdije, sot në reanimacion tek Trauma!' Kolegët vizitojnë deputetin Bujar Çela në spital, Nasufi: Ka ende cifla në trup

2 Mars, 12:03| Përditesimi: 2 Mars, 15:59

  • Share

Tirane- Tre deputetë socialistë, Fadil Nasufi, Laert Duraj dhe Çim Hysa shkuan në spitalin e Traumës për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të kolegut të tyre Bujar Çela.

Deputeti socialist është pronar i kapanonit tek 'Rrethrrotullimi i Plasmasit' në Lushnje, ku ndodhi dje shpërthimi që i mori jetën  babë e bir ndërsa u plagosën gjithsej 7 persona.

Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema deputeti Fadil Nasufi ka treguar më shumë

“Fatmirësisht gjendja shëndetësore është stabilizuar. Duhen përgëzuar stafi ushtarak për ndërhyrjen tepër të specializuar për pastrimin e ciflave që kanë ndodhur nga shpërthim. Dëmtimin kryesor e ka në kofshën e djathtë pasi ciflat e shpërthimit e kanë prekur sistemin arteriar venoz, si dhe në pjesën abdominale. Dëmtime ka dhe një pjesën abdominale ku po vijon pastrimi i ciflave. Ka probleme me dëgjimin për shkak të valës së shpërthimit që ka qenë në terren por gjëndja është e stabilizuar në të gjitha parametrat e saj. Është në sallën e reanimacionit’

Ai thotë se kanë qenë deputet të cilët i kanë qëndruar pranë gjithë natën Bujar Çelës që mbrëmjen e djeshme gjendja shëndetësore e ka pasur më të rëndë.

“Kolegët tanë deputetë e kanë gdhirë natën me lutje për të dhe ata që u plagosën. Do të ketë pastrime të tjera.  Është në gjendjen më optimalen më të mundshme nga ajo llahtari që ndodhi dje. Madje po përpiqej të bënte dhe humor por ne nuk e lejuan të bëjnte më shumë. Do

A ju tregoi pse kishte shkuar dje, dhe sa larg shpërthimit ishte?

Nuk u futëm farë në këtë çështje. Ishim atje për 1 minutë e gjysmë. Ne na kënaqi se reagoi, dje e vizituam në reanimacion e Lushnjes dhe nuk ishte fare në vetëdije. Edhe pacienti tjetër që ndodhet në Lushnje është stabilizuar. Ka dhe ai cifla të shpërthimit.
 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/03/2024 01:04

    Kur ndodh ndonje tragjedi shume e rende ne U.S,presidendi viziton vendngjarjen dhe me familjet e viktimave ose me te plagosurit takohet personalisht ose flet ne telefon.Ngjarja qe ndodhi ne Lushnje eshte nje aksident i vogel,por shume i madh per neve si shtet e si komb qe e kemi problem tkurrjen dhe largimin e popullsiseCdo jete njeriu eshte e cmuar.Familjen e viktimave dhe te plagosurve i vizitoi vetem Balla,po qeveritaret e tjere te larte e super te larte ku jane?! Keta deputetet vizituan kolegun dhe mire bene,po tek te plagosurit e tjere dhe tek familja e viktimave pse nuk vajten?!

    Përgjigju
  • Meri: 02/03/2024 14:10

    Ështe e turpshme per kēta zotrinj qē interesohen vetëm pēr kolegun,dhe për të plagosurit e tjerë të mendoj Zoti.Aq mē keq,që ka edhe dy viktima,dhe zoti deputet ka pjesën e tij tē fajit.

    Përgjigju
  • lexues: 02/03/2024 12:24

    dmth varja personave qe humben jeten...rq deputetet rq dhe ju qe fokusoheneni te ky dhe jo te ata qe humben jeten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?