Kronikë

Dje qëndroi për pak orë e bllokuar, sot në pikën doganore të Gjirokastrës kanë kaluar 2676 qytetarë

23 Korrik 2020, 11:49| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 11:51

  • Share

Në 24 orët e fundit në pikën doganore Shqipëri-Greqi në Gjirokastër kanë kaluar 2676 shtetas në hyrje–dalje. 1296 prej tyre kanë qenë në hyrje, ndërsa kanë dalë jashtë vendit 1380 persona.

Situata në pikën doganore vijon e qetë, ndërsa të gjithë shtetasit që kalojnë kufirin duhet të plotësojnë 48 orë me parë formualrin Pfl. Ky formular u bë edhe shkak që dje për disa orë pika doganore të mos funksiononte.

Kjo pasi pala greke nuk lejon kalimin e asnjë qytetari pa plotësuar këtë formular, pasi ka të bëjë me koronavirusin.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?